Robert Bitri

Deputet, LSI, Qarku Fier

Z. Robert Bitri lindi më 10 mars 1958 në Fier. Ai ka kryer arsimin e lartë në Institutin e Lartë Bujqësor, dega agronomi, dhe mëpas Master për Studime Europiane në ISE, Tiranë.

 

Prej vitit 1990 - 1992 z. Bitri ka punuar si kryeagronom në N. B. Levan. Prej 1995 - 1996 ka qënë shef i Sektorit të Mjedisit në Këshillin e Rrethit Fier. Nga 1997 - 2003 ka shërbyer si Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kthimit e Kompensimit të Pronave. Prej 2003 - 2011 z. Bitri ka ka qënë administrator i "I&G" SH.P.K.

 

Prej 2013 ai është zgjedhur deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar si dhe kryetar i degës LSI Fier.