top of page

Sadi Vorpsi

Deputet, PS, Qarku Tiranë

Sadi Vorpsi është deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë dhe Anëtar i Asamblesë Kombëtare. Ai u emërua në Tetor 2013, si përfaqësues i Këshillit të Ministrave për Qarkun e Tiranës me detyrën Prefekt, detyrë që e mbajti deri në Maj 2017. Sadi Vorpsi ka lindur më 18 mars 1968 dhe vjen nga një prej familjeve më të vjetra kryeqytetase, duke përfaqësuar kështu denjësisht këtë komunitet. Z. Vorpsi ka kryer Shkollën e Mesme  Profesionale “Politeknikumi  7 Nëntori”.

 

Studimet universitare i ka kryer në Universitetin Politeknik të Tiranës, dega Inxhinieri Mekanike. Z. Vorpsi vjen  nga sipërmarrja private. Në vitin 1996 – 2000 ai ka qenë administrator i Agjencisë Turistike “Satis Cumanis”dhe në vitin 2000 – 2013 ka administruar një kompani shërbimesh. Më parë, z. Vorpsi ka qenë kandidat i Partisë Socialiste për Njësinë Bashkiake Nr.8 në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Ai gjithashtu ka garuar në listën për deputetë të Partisë Socialiste në Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2013. Z. Vorpsi është i martuar dhe ka dy fëmijë.

bottom of page