top of page
Shuaip Beqiri
Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Konispol
Z. Shuaip Beqiri lindi më 01.02.1968. Ai ka mbaruar arsimin e lartë në vitet 1985-1991 tek Fakulteti i Mjekësisë së Përgjithshme, Universiteti i Tiranës. Z. Beqiri është njohës i gjuhës angleze dhe greke.
Eksperiencat e punës së z. Beqiri përfshijnë:
- 1991-1992 Mjek në spitalin “Petro Nako” Sarandë;
- 1992-1996 Mjek në spitalin e Konispolit;
- 1996-2006 Kryetar i Bashkisë së Konispolit;
- 2004-2008 Specializim pasuniversitar për imazheri pranë QSUT - Tiranë;
- 2007-2008 Asistent/Pedagog për praktikat mësimore dhe seminare me studentet e mjekësise, lënda “Imazheri”;
- 2007-2015 Mjek Imazherist pranë DCI “IKEDA” dhe Drejtor Mjekësor;
- 2010-2014 Merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Mjekësore” pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë;
- 2012-2014 Pedagog i Jashtëm në Universitetin Amerikan te Tiranës.
Z. Beqiri ka botuar poashtu një sërë artikujsh shkencorë, mes të cilëve përmenden:
- 2005 - 2006 - Bashkëautor, kontribues ne librin “BAZAT E IMAZHERISË DIAGNOSTIKE” të Prof. Dr. A. Gjokutaj;
- 2008 - 2014 - Pjesëmarrës dhe referues ne Konferencat e Shoqatës së Imazherisë Shqiptare;
- 2008 - 2015 - Botues i Artikujve në revistat Mjekësore si brenda vendit, ashtu edhe jashtë.
Aktivitetet dhe eksperiencact e tij të mëparshme politike përfshijnë:
- 1991 – Anëtar i Partisë Socialiste;
- 1996 – 2000 Mandati i parë : Kryetar Bashkie, Bashkia Konispol;
- 2000 – 2003 Mandati i dytë : Kryetar Bashkie, Bashkia Konispol;
- 2003 – 2006 Mandati i tretë: Kryetar Bashkie, Bashkia Konispol;
- 2013 – Kandidat për Deputet në Qarkun Vlorë.
bottom of page