Tonin Marinaj
Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Malësi e Madhe
Z. Tonin Marinaj lindi në Kastrat, Malësi e Madhe, më 05 Dhjetor 1966. Ai kreu studimet parauniversitare tek Shkolla e Mesme “Sherif Hoxha” Koplik prej vitit 1981 deri në 1985. Prej vitit 2004 deri 2008 kreu studimet tek Universiteti “Luigj Gurakuqi“ Shkodër, për degën Biokimi.
Eksperiencat e tij të punës përfshijnë:
Shoqëria “Marinaj M” sh.p.k., Malësi e Madhe - Drejtor nga viti 2008;
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë - Drejtor i Burimeve Njerzore nga viti 2007 deri në 2008;
Shoqëria “Marinaj M” sh.p.k; Malësi e Madhe - Administrator nga viti 1992 deri në 2007;
Ndërmarrja e Shitblerjes Shkodër - Specialist nga viti 1988 deri në 1991.
Z. Marinaj ka qënë aktivist i Partisë Socialiste që prej vitit 2010. Ai është njohës i gjuhës angleze dhe italiane.