Valbona Sako

Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Durrës

Valbona Sako është e martuar dhe nënë e dy vajzave. Ka përfunduar arsimin e lartë në Universitetitn shtetëror të Tiranës në fakultetin e Ekonomisë, dega e Ekonomi – Financë me rezultate të larta.

 

Flet shumë mirë 3 gjuhë të huaja, Italisht, Frëngjisht dhe Anglisht. Ka drejtuar prej më shumë se 6 vitesh Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Dega Durrës.

 

Znj. Sako ka kryer kualifikimin mbi fiskalitetin nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

 

Kualifikime të tjera përfshijnë:


Shkolla e fiskalitetit “NOISSY LE GRAND” Paris, 09.05.2002-31.05.2002 përfituar me testim pranë Ambasadës Franceze.

Shkolla e fiskalitetit “NOISSY LE GRAND” Paris 19.06.2006-07.07.2006 2002 përfituar me testim pranë Ambasadës Franceze.

Në Berlin tek Organizata Ndërkombëtare IOTA 18-20/06/2014 për tema “Boshllëkun Tatimor”.

Në Gjeorgji për “Bashkimin Tatime-Dogana”.

Në Bukuresht 07-08/07.20016 tek Organizata Ndërkombëtare IOTA për tema “Boshllëkun Tatimor”.

Në Bukuresht dt 30.05-02/06/20017 tek Organizata Ndërkombëtare FMN për tema “VAT policy and administration challenges in the ECA Region”.

Në SOFJE dt 31/10-02/11/2017 tek Organizata Ndërkombëtare IOTA.

Ne BUDAPEST dt 08-09/11/2017 tek Organizata Ndërkombëtare IOTA për tema “Qeverisja tatimore dhe siguria e të dhënave”.

Në Vienë dt.13-14/12/2017 BMF Federal Ministry of Finance për tema :” Risk Management, Tax and Customs Coordination, Tax office:structure, tasks. Activities; advantages/disadvantages for the tax payers incl. current projects”.

 

Nga 1993-1999 znj. Sako ka shërbyer si logaritare e parë në NFLU. Prej 2000 deri 2013 ka shërbyer si inspektore vlerësimi, Risku, Kontrolli Tatimor, Specialiste Rregjistrimi në Drejtorinë e Shërbimit ndaj Tatimpaguesit, në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës. Prej 2013 - 2019 ka drejtuar Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës.