Vilma Bello
Deputet, PS, Qarku Vlorë
Znj. Vilma Bello është lindur në Vlorë, më 27.06.1975. Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori–Filologji, dega Gjuhë Shqipe, gjatë periudhës 1994–1998. Pranë këtij fakulteti, në Departamentin e Gjuhës Shqipe ka kryer studimet pasuniversitare të shkallës së parë dhe të dytë dhe ka fituar gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në vitin 2009. Gjatë vitit 2009 ka marrë titullin “Docent” prej Këshillit të Profesorëve të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
Vilma Bello ka ushtruar profesionin e pedagogut në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë që prej vitit 1998. Gjatë viteve të ushtrimit të profesionit ka patur pozicione të ndryshme, si zv.dekane e këtij fakulteti apo përgjegjëse e Departamentit të Gjuhë-Letërsisë në këtë fakultet. Gjithashtu ka punuar si mësuese në shkollën e mesme të përgjithshme “Ali Demi” dhe shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” të rrethit Vlorë. Dr. Vilma Bello është pjesëmarrëse aktive në veprimtaritë e fushës së saj të studimit, si edhe autore e një numri artikujsh e studimesh me vlerë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Znj. Bello është një pedagoge e njohur dhe e vlerësuar në komunitetin e Vlorës. Është njohëse e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.