Deputetë dhe Ministra
Deputet, PS, Qarku Fier
Adelina Rista
Znj. Adelina Rista lindi në Durrës, më 10 dhjetor 1957. Ka kryer studimet e larta në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, dega “Gjuhë-Letërsi”. Ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh në menaxhimin e burimeve njerëzore, komunikimin me publikun, çështje të përkatësisë gjinore etj.
Deputet, PS, Qarku Berat
Adnor Shameti
Z. Adnor Shameti lindi në 12 maj 1973, në qytetin e Skraparit. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, dega Juridik. Në vitin 2008 ka marrë titullin Doktor i Shkencave në Drejtësi. Gjatë 1993-1994 ka kryer një specializim në arenën ndërkombëtare, Hollandë.
Deputet, PD, Vlorë
Adriatik Alimadhi
Z. Adriatik Alimadhi ka lindur më 05.07.1963. Ai është kryetar i Partisë Balli Kombëtar, i gjashti në listën e Partisë Demokratike Vlorë në zgjedhjet e 25 qershorit 2017...
Deputet, PS, Qarku Vlorë
Alket Hyseni
Z. Alket Hyseni ka lindur më 12 maj 1974 në Levan, Tepelenë. Studimet e mesme i ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera në gjimnazin “A. Alushi”, Krahës, Tepelenë.
Deputet, PS, Qarku Dibër
Almira Xhembulla
Znj. Almira Xhembulla është lindur në Dibër, më 6 shkurt 1979. Ka përfunduar studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi në vitin 2001 dhe në 2013 ka kryer sudimet Master pranë Universitetit Europian të Tiranës, dega Marrëdhënie Publike/Politikë-Institucionale.
Deputet, LSI, Qarku Shkodër
Amra Barova
Znj. Amra Barova ka lindur më 8.09.1992. Ajo ka përfunduar në vitet 2010 – 2015 një Master të Shkencave në Stomatologji, Albanian University, Tiranë...
Deputet, PS, Qarku Elbasan
Anastas Angjeli
Z. Anastas Angjeli lindi më 7 maj të vitit 1956, në qytetin e Sarandës. Angjeli mban disa tituj dhe grada shkencore në fushën e Financave Publike si doktor, docent, professor, etj.
Deputet, PD, Qarku Korçë
Andi Përmeti
Z. Andi Përmeti ka lindur më 7.02.1987 në Korçë. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Z. Përmeti ka ushtruar më parë profesionin si avokat dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë.
Deputet, PS, Qarku Vlorë
Andrea Marto
Z. Andrea Marto është lindur në Delvinë, më 05.09.1957. Ka përfunduar studimet e larta në degën e Gjeologjisë gjatë periudhës 1977–1982. Ka fituar gradën “Doktor Shkencash” në vitin 1995 dhe titullin “Profesor i Asociuar” në 1999.