Premtimet elektorale të z. Ardian Gurma, Kryetari i Bashkisë Sarandë
1. Bashkia e Sarandës do të jetë në krye të të gjitha bashkive turistike të vendit sepse potencialet për evoluim e zhvillim janë të mëdha;
2. Mbi 10 milion euro investime për shëtitoren e re;
3. Është programuar investim për infrastrukturën brenda pallateve;
4. Do të kemi në fokus Ksamilin, në 4 vitet e ardhshme ai do të jetë shumë më mirë se sot.
5. Investimi kryesor është ai në infrastrukturë, duke filluar më rrugën hyrëse nga nëncentrali deri në kanalin e Cukës. Kjo ndërhyrje do të sjellë çlirimin e trafikut në Sarandë sepse një pikë tjetër e rëndësishme e bashkisë Sarandë është edhe Ksamili, fluksi i të cilit kalon nëpër Sarandë;
6. Jemi në fazën e dytë për rrjetin e ujësjellësit dhe pas dy vitesh Saranda do ketë zgjidhur problemin e ujit, për të patur ujë në 24 orë;
7. Ndërhyjë për të unifikuar të gjitha fasadat e qytetit, në mënyrë që kur turistët të vijnë nga deti, të shohin një pamje më dinjitoze të godinave.
Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/24/gjiknuri-fokusi-i-investimeve-do-te-jete-ksamili/