Premtimet elektorale të z. Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh
- Qershor 2015
1. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, godinave arsimore apo shëndetësore në Bashkinë e Belshit.
2. Objektiv kryesor do të jetë ngritja e bordeve qytetare. Konsultimi me publikun për buxhetimin, planifikimin e territorit, për përcaktimin e radhës së investimeve.
3. Zgjidhja përfundimisht e problemit te furnizimit me ujë të pijshëm.
4. Hartimi i projekteve mbi infrastrukturën rurale, veçanërisht garantimit të ujit për vaditje dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese.
5. Fuqizimin dhe zgjerimin e shoqatës së duhanit, asistencën me specialistët e bashkisë dhe të studiove të specializuara në lidhjen e kontratave me fermerët.
6. Ndërtimin e tregut bujqësor në Belsh, ndërtimin e një frigoriferi të madh për ruajtjen e prodhimeve deri në shitje, ngritjen e shoqatave të tjera si dhe vreshtarëve, ullirit, blegtoreve, etj. Nxitjen e tyre që brenda kuadrit ligjor të veprojnë edhe si subjekte tregtare në sigurimin e inputeve bujqësore, farërave, fidanëve, pesticideve, plehrave, të mekanikes bujqësore, etj.
8. Do të jem avokat mbrojtës i fermerëve pranë qeverise dhe institucioneve të tjera për të kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre.
9. Do të fus për herë të parë shërbimin e tërheqjes se mbetjeve urbane dhe mirë-menaxhimin e tyre në të gjithë territorin e bashkisë Belsh, shërbim i cili sot mungon.
Burimi: http://zgjedhje2015.reporter.al/arif-tafani-legjenda-e-ujit-te-pijshem-do-te-marre-fund-ne-belsh/
- Qershor 2019
1. Do të vijojnë investimet në Rilindjen Rurale, duke ndryshuar në mënyrë rrënjësore qendrat e njësive administrative dhe fshatrat e zonës tonë me investime në infrastrukturën rrugore, ndriçim dhe gjelbërim;
2. Projektet për rikonstruksionin e të gjitha shkollave dhe kopshteve dhe projekt i ri për ngritjen e Qendrës Rinore Multifunksionale;
3. Zhvillimi i agroturizmit, si një angazhim serioz i bashkisë që në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe aktorë të tjerë do të krijojnë mundësinë e transformimit të resurseve natyre në destinacione të zhvillimit të agroturizmit.