top of page

Bashkia Berat

Updated: Dec 14, 2020


1. Pastrimi i 700 m kanal kullues, në lagjen “Qoshk” në Lapardha, Njësia Administrative “Olltak”.

2. Pastrimi i mbeturinave në lagjet: “Jani Vruho”, “Çlirim”, “Mangalem”, “Donika Kastrioti” dhe“Kushtrim” në qytetin e Beratit.

3. Rehabilitimi i ambienteve të “Varrezave të Dëshmorëve”.

4. Pastrimi i rezervuarit të Njësisë Administrative Olltak.

5. Pastrimi i zonës nga Drejtoria Vendore e Policisë deri tek Stadiumi i Ri, në lagjen

"30 Vjetori".

6. Pastrimi i kanaleve anësore të rrugës në Uzonvë.

7. Pastrimi i kanalit kullues në lagjen "Çlirim", në Rajonin nr.1.

8. Rehabilitimi i segmentit rrugor në lagjen “13 Shtatori”.

9. Pastrimi rrënjësor i përroit të Zagores, me heqjen e shkurreve e aluvioneve të ndryshme, zgjerimin e shtratit dhe pastrimin e zonës përreth.

10. Pastrimi nga vegjetacionet, mbeturinat e inertet që gjendeshin përbri murit 8.5 m të lartë, nga "Ura e Varur" tek "Ura e vjetër e Goricës".

11. Vendosja e ndriçimit publik në Kala.

12. Rehabilitimi i rrugës“Kurt Pasha”, rikonstruksioni i mureve mbajtëse si dhe hapja dhe zgjerimi i rrugës që lidh lagjen “Kodra e Sulmit” me lagjen “28 nëntori”.

13. Lirimi i hapësirave publike dhe kthimi i tyre në funksion të qytetarëve.

14. Ndërtimi i shkollës së re “Xhemal Çekini”, në Uznovë.

15. Rehabilitimi i 1 km rrugë për në shesh-depozitimin e mbetjeve të ngurta.

16. Rehabilitimi dhe ndriçimi publik i rrugës pranë stadiumit “Tomori“, në lagjen “30 Vjetori”.

17. Rehabilitimi i rrugës bashkë me rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Lluk Mita”, në lagjen Uznovë. Rrugë e cila u shërben plot 20 familjeve dhe 12 bizneseve.

18. Rehabilitimi i rrugës hyrëse në shkollën “Xhemal Çekini”, në lagjen Uznovë. Rrugë e cila u shërben fëmijëve të shkollës dhe familjarëve të zonës.

19. Riasfaltimi dhe rehabilitimi i plotë i segmentit të ri bypass i vogël 650 m, ku përfshihet dhe rrethrrotullimi i ri i cili ndihmon qarkullimin rrugor.

20. Zëvendësimi i 75 % të shtretërve dhe dyshekëve në kopshtet e Bashkisë Berat (http://prokurimetransparente.al/sq/tender/view/id/34894)

21. Asfaltimi i aksit rrugor “Ura e Velabishtit-Ura e Goricës”, by-pass i vogël i qytetit.

22. Përfundoi faza e parë e rikonstruksionit të rrugës së Kalasë.

23. Rehabilitimi i rrugës "Mali Partizan".

24. Vendosja e ndriçimit publik në kilometrin e parë të aksit rrugor Berat-Drobonik.

25. Përmirësimi i ndriçimit publik në pedonalen e qytetit dhe lagjen “Mangalem”.

26. Zëvendësimi i ndriçimit publik në rrugën “Antipatrea”, aksi: "Varrezat e Dëshmorëve" shkolla "Zihni Toska".

27. Rehabilitimi i rrugës me gjatësi 3.5 km, në fshatin Roshnik i Vogël, Njësia Administrative Roshnik.

28. Rehabilitimi i rrugës me gjatësi 5.2 km, në fshatin Vojnik, Njësia Administrative Roshnik.

29. Rehabilitimi i rrugëve në fshatrat Molisht, Gjoroven, Veleshnje dhe aksi Bilç-Malinat me gjatësi afërsisht 25 km.

30. Rehabilitimi i rrugëve në fshatin Kostren, me gjatësi 4.6 km.

31. Rehabilitimi i rrugëve në fshatin Karkanjoz dhe Bogdan,

32. Rehabilitimi i rrugëve "Qemal Stafa", "Bonifikimi", "Vojo Kushi", "Skënderbeu", "Avni Dëshnica” në lagjen Uznovë.

33. Rehabilitimi i rrugëve "Rilindasit" dhe "Koroveshi".

34. Rehabilitimi i rrugës “Santa Lucia” pranë “Stadiumit të vjetër”.

35. Rehabilitimi i rrugës “Antipatrea”, me gjatësi 2 km, në aksin Spital-Mangalem.

36. Rehabilitimi i rrugës “Shish”, investim i cili përmirëson ndjeshëm trafikun në hyrje të qytetit.

37. Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e mureve dhe sokakëve të Goricës e Mangalemit.

38. Pastrimi dhe rehabilitimi i kanalit kullues Remanicë-Veterik, me gjatësi 2,4 km dhe sipërfaqe kullimi 250 ha tokë.

39. Pastrimin dhe mbjellja e 1500 trëndafilave shumëngjyrësh përgjatë pedonales dhe lagjeve të qytetit.


Burimi 1: https://www.facebook.com/bashkiaberat

Burimi 2: https://www.facebook.com/Ervin-Demo-1768575363199867

bottom of page