
Asfaltimi i segmentit rrugor në “Lagjen e Re” të qytetit të Bulqizës.
Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, duke krijuar mundësi për më shumë hapësira sociale të lira.
Ndërtimi i kanalit ujitës në Valikardhë.
Asfaltimi i rrugës Burrel-Klos.
Sistemim-asfaltimi i rrugës kryesore të fshatit Okshatinë. Ky investim u shërben drejtpërdrejt 700 banorëve të fshatit Okshatinë.
Ndërtimi i Qendrës Rinore të Bulqizës dhe rehabilitimi total i Bibliotekës.
Sistemimi dhe asfaltimi i bllokut të sipërm në lagjen “Gjeologu”. Ky investimi i Bashkisë Bulqizë, përfshin dy rrugë të kësaj lagjeje dhe që do përmirësojë jetën e shumë qytetarëve e bizneseve që ushtrojnë aktivitet në këtë zonë.