
1. Vijon puna për rehabilitimin e rrugëve rurale në fshatin Lubalesh, Nj. Adm. Gjoricë.
2. Vijon puna për ndërtimin e kanaleve vaditëse Vija e Xholit dhe Vija e Re në Fushë-Bulqizë.
3. Vazhdojnë punimet për hapjen dhe rehabilitimin e kanaleve ujitëse në Gjoricë.
4. Vazhdojnë punimet për ndërtimin e ujësjellësit Tuçep-Çerenec. Ujësjellësi do të sigurojë ujë 24 orë për banorët e zonës.
5. Vijon puna për kanalizimet e ujërave të zeza në Qytetin e Vjetër. Punimet po realizohen për herë të parë që nga ndërtimi i qytetit.
6. Po vazhdojnë punimet pët ndërtimin e ujësjellësit të Krastës. Falë këtij investimi do të ketë furnizim 24 ore me ujë për Krastën, fshatin Mëlçu dhe Qarr.
7. Ka nisur asfaltimi i rrugës Ura e Serbinit – Shtushaj.
8. Drejt përfundimit shtrimi me asfalt i rrugës në lagjen “Allmete” në Qytetin e Vjetër.
9. Vijon puna për asfaltimin e rrugës së lagjes “Kole” në Qytetin e Vjetër.
10. Vazhdon puna për përfundimin e plotë të Unazës së Vjetër të Qytetit. Pas asfaltimit të shtresës së parë të rrugës, tashmë po punohet për rregullimin e trotuareve, ndriçimit dhe plotësimit të gjithë sinjalistikës rrugore.
11. Ka nisur asfaltimi i rrugës në lagjen e Nënstacionit.
12. Vijon puna për hapjen dhe rehabilitimin e rrugëve në Lejçan dhe Ostren i Vogël, Nj. Adm. Ostren.
13. Kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës Zgosht – Ura e Çerenecit. Segmenti rrugor fillon nga fshati Zgosht (Njesia administrative Lunik), Bashkia Librazhd dhe përfundon në fshatin Cerenec i Poshtëm (Njësia Administrative Gjoricë), Bashkia Bulqizë. Rruga me gjatësi 47 kilometra është vazhdim i rrugës Librazhd-Qafë Studë-Ura e Cerenecit me gjatësi totale 56,9 km.
14. Drejt përfundimit realizimi i projektit “Ura e Serbinit – Shtushaj”. Me përfundimin e kësaj rruge banorët e fshatrave Homezh, Okshatinë, Zogje, Shtushaj, Gjuras, Mazhicë, Bllacë dhe Kovashicë do të mund të lidhen me rrugën kryesore në vetëm pak minuta.
15. Vijon puna për realizimin e dy projekteve të mëdha, Kanali Ujitës Tuçep-Çerenec dhe Ujësjellësi i Gjoricës.
16. Vijon puna për rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore në Qytetin e Ri, e cila do të shërbejë për 6000 banorë të kësaj zone.
17. Vazhdojnë punimet për Kantierin e Ujit në Bulqizë, ku zëvendësohen 14.4 km linjë e re e jashtme dhe 15.2 km rrjet i brendshëm, për të rritur sasinë dhe cilësinë e ujit në këtë zonë.
Burimi 1: https://www.facebook.com/bashkiabulqize
Burimi 2: https://www.facebook.com/Lefter-Alla-Faqja-zyrtare-2009107706056427