
Ndërtimi i një Poliklinike me të gjitha parametrat bashkëkohore, e cila i shërben një popullsie prej 54 000 banorë.
Rehabilitimi i qendrës së qytetit të Divjakës dhe ndërtimi i shëtitores që lidh zonën urbane me pyllin me pisha, e cila ka rritur në mënyrë të ndjeshme vizitueshmërinë e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta.
Në të gjitha Njësitë Administrative është rritur cilësia e shërbimit, dhënia e informacionit apo kthimi i përgjigjeve të kërkesave të qytetarëve.
Asfaltime në Njësinë Administrative Gradishtë. Në Sopëz dhe Mërtish janë asfaltuar rrugët në disa lagje.
Pastrimi i kanalit kullues në fshatin Remas, Njësia Administrative Remas. Kanali ka një gjatësi prej 1.2 km dhe shërben për kullimin e një sipërfaqeje prej mbi 90 ha tokë bujqësore.
Asflatimi i rrugës kryesore të fshatit Goriçaj në Njësinë Administrative Gradishtë. Rikonstruksioni i Shkollës 9-Vjeçare “Hysni Malko” në fshatin Kryekuq, Njësia Administrative Remas.
Transformim radikal i qëndrës shëndetësore në fshatin Grabian. Kjo qëndër shëndetësore do ti shërbejë rreth 5 mije banorëve të kësaj zone.
Pastrimi i kanalit kullues në fshatin Cerm Sektor, Njësia Administrative Tërbuf. Kanali ka një gjatësi prej 3.6 km dhe shërben për kullimin e një sipërfaqeje prej mbi 180 ha tokë bujqësore.
Rikonstruksioni i rrugës Babunjë-Agim.
Pastrimi i kanaleve kulluese dhe ujitëse në fshatin Goricaj, Njësia Administrative Gradisht.
Rehabilitimi me çakull i rrugëve të brendshme në fshatin Gungas, Njësia Administrative Gradishtë. Njëkohësisht me rehabilitimin e rrugëve u bë edhe ndricimi i tyre.
Rikonstruksioni dhe zgjerimi i unazës së sipërme në fshatin Kryekuq, Njësia Administrative Remas, Bashkia Divjakë.
Rikonstruksioni i shkollës në Çermë Shkumbin. Një transformim radikal nga një objekt të rrënuar, në një shkollë me standarte bashkëkohore.
Shtrirja e rrjetit ujësjellës në fshatin Senëz, Njësia Administrative Gradishtë.
Sistemimi dhe rehabilitimi me çakull i rrugëve në fshatin Korie, Njësia Administrative Gradishtë.
Rikonstruksioni i kopshtit në Goriçaj.
Rehabilitim total i hapësirave të lira në fshatin Bedat, Njësia Administrative Remas.
Kënde lojërash për fëmijët pranë kopshtit të Divjakës si dhe ne Cermë Sektor, Njësia Administrative Tërbuf.
Asfaltimi i segmentit rrugor Grabian – Dushk Can deri në bashkimin me asfaltin ekzistues.
Reahbilitimi i kanalit kullues LUK 3-X-4/2 në fshatin Gur, Njësia Administrative Remas.
Mbjellja e pemëve të reja në të gjitha sheshet dhe rrugët e lagjeve të qytetit të Divjakës. Aksioni do të vazhdojë edhe në të gjitha fshatrat e njësive administrative.
Burimi 1: Bashkia Divjakë - https://www.facebook.com/Bashkia.Divjake/
Burimi 2: Pushteti Vendor , Reporter.al - http://pushtetivendor.reporter.al/fredi-kokoneshi-sfida-me-e-madhe-fokusimi-te-turizmi-brenda-4-vitesh-pastrojme-kanalet-vaditese/