
1. Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës drejt Manastirit.
2. Ka filluar puna për rikonstruksionin e godinës ku strehohej ish – shkolla fillore e fshatit Grapsh. Kjo godinë do të kthehet në Ekspozitë të Rrugës së Djathit, ku do të promovohet gjithë rrugëtimi i prodhimit të djathit në zonën e Dropullit.
3. Vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen e rrjetit të Stacionit të Pompave në Peshkëpinë e Sipërme dhe në Goricë, në rrjetin e brendshëm të fshatit Sofratikë, në varrezat publike të fshatit Grapsh, në Llongo, Pepel dhe Koshovicë.
4. Vazhdon aksioni i pastrimit të hapësirave publike në tre Njësitë Administrative, Dropull i Poshtëm, i Sipërm dhe Pogon.
5. Kanë filluar punimet për rikonstruksionin total të rrjetit të ujësjellësit në 6 fshatra të Dropullit të Sipërm dhe ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit për 11 fshatra të Dropullit të Poshtëm.