
1. Po punohet për kanalizimet nëntokësore të ujërave të zeza në lagjen “5 Maj” në Elbasan.
2. Në Bradashesh po kryhen ndërhyrje në infrastrukturën e rrugës së fshatit Kusarth. Si një prej problematikave kryesore të banorëve të zonës, po riparohet 1 km rrugë.
3. Në Njësinë 6 po i jepet zgjidhje përfundimtare kanalizimeve nëntokësore të rrugës “Josif Papamihali”.
4. Nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës “Abdyl Kajanaku”, kanalizime të reja nëntokësore, trotuare të aksesueshëm dhe të ndriçuar.
5. Është drejt përfundimit rikonstruksioni i godinës së Arkivit Vendor të Elbasanit.
6. Në Njësinë Administrative Tregan po zhvillohet një aksion i gjerë në shtimin e hapësirave të gjelbra.
7. Ndërhyrje në infrastrukturën e Njësisë Administrative Tregan.
Shumë shpejt do të përfundojnë :
• Qendra e re e ofrimit të shërbimeve të Njësisë Administrative;
• Filiali i Postës Shqiptare;
• Tregu i ri ambulant;
• Pedonalja panoramike;
8. Drejt përfundimit ura Murriqan – Thanë, një vepër e rëndësishme infrastrukturore e Unazës Bujqësore të Elbasanit.
9. Ka nisur puna në aksin e ri Gracen - Mamël - Dopaj, rruga e re 5 km do të jetë një mbështetje e madhe për fermerët e zonës në tregtimin e produktet të tyre bujqësore.
10. Drejt përfundimit Unaza Bujqësore e Elbasanit, aksi Kuqan – Bujqës- Jagodinë – Muriqan – Thanë. Falë këtij investimi do të lehtësohet ndjeshëm jeta e mijëra familjeve fermere, transporti i prodhimeve të punës së tyre të palodhur dhe do të dyfishohet sipërfaqja e mbjellë me sera.
11. Për qytetarët e Njësisë 2 po i jepet zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm.
Ka nisur investimi i ri i UKE në rrugët “11 Nëntori”, “Ali Caushi”, “Faik Neziri”, “Veli Stafa”. Po vijon puna pa ndërprerje për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve nga ku do të përfitojnë më shumë se 500 familje.
12. Punime për rehabilitimin e aksit Letan - Rrilë.
13. Vazhdojnë punimet për rikualifikimin e fasadave të pallatave përgjatë Unazës së qytetit. Një projekt që çel një plan të ri për rivitalizimi të blloqeve të pallateve në Njësinë nr. 2 me kënde të reja rekreative, hapësira të gjelbra dhe parkime për rezidentët.
14. Vazhdon puna për asfaltimin e rrugës problematike prej 1.1 km, Griqan - Labinot Katund.
15. Po përfundon pastrimi i kanalit vaditës të Ferrasit në Mjekës, Shirgjan, duke vënë në funksion më shumë 6.5 km kanale vaditëse që i vijnë në funksion 2000 fermerëve të gjithë zonës së fushës së Elbasanit.