
1. Restaurimi dhe transformimi i plotë i kopshtit “Buzëqeshja” në qytetin e Gjirokastrës.
2. Rehabilitimi i rrugëve në fshatrat Gjat dhe Mingul, Nj. Adm. Lunxhëri.
3. Rehabilitimi i rrugës së fshatit Dhoksat, Nj. Adm. Lunxhëri.
4. Pastrimi i gjithë hapësirës dhe vendosja e portave hyrëse në varrezat e fshatrave Taroninë dhe Hundëkuq.
5. Ndërhyrje në infrastrukturën rrugore, ndriçim, rrjetin e amortizuar të ujësjellësit dhe pastrimin e baseneve tek Gurra e Picarit, Nj.Adm. Picar.
6. Pastrimi i kanalit kullues kryesor 2.5 km në fshatin Asim Zeneli – Ura e Lumit, Nj. Adm. Antigonë.
7. Rehabilitimi i kanalit të ujërave të zeza në fshatin Arshi Lengo, Nj. Adm. Antigonë.
8. Shtrimi i rrjetit të ri të ujërave të zeza dhe disiplinimi i ujërave të bardha, në lagjen “18 Shtatori” pranë tregut të fruta-perimeve në qytetin e Gjirokastrës.
9. Rehabilitimi i rrjetit të kullimit në tokat bujqësore në fshatrat Çepun dhe Humelicë, Nj. Adm Cepo.
10. Rehabilitimi i rrugëve të brendshme në fshatrat Zhulat dhe Plesat, Nj. Adm Cepo.
11. Rehabilitimi i segmenteve rrugore, vendosja e ndriçimit publik, sistemimi i kolektorëve të ujërave të ndotura si dhe rehabilitimi i qendrës së fshatit Arshi Lengo, Nj. Adm. Antigonë.
12. Instalim i ri fotovoltaik në shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në Gjirokastër, i cili do të prodhojë më shumë se 60% të energjisë elektrike që konsumon kjo shkollë aktualisht.
13. Rehabilitimi i kolektorëve të ujërave të ndotura në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër.
14. Pastrimi i rrjetit të kullimit në sipërfaqet bujqësore duke shmangur dëmtimet e sipërfaqeve të mbjella, në zonat e Lunxhërisë, Picarit dhe Odries.
15. Instalimi i pikave të ndriçimit publik në rrugën “Tahir Kadare”, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër.
16. Rehabilitimi i rrugëve dytësore, në sipërfaqet bujqësore në zonat e Cepos, Odries dhe Lunxhërisë.
17. Rehabilitimi i kolektorëve të ujërave të ndotura në lagjet “Granicë” dhe “Palorto” si dhe në afërsi të Fushës së Vjetër të Sportit, në qytetin e Gjirokastrës.
18. Rikonstruksioni i segmentit rrugor dhe rehabilitimi i qendrës së fshatit Hundëkuq, Nj. Adm. Odrie.
19. Rehabilitimi i rrjetit ujësjellës në fshatrat Labovë e Vogël dhe Tërbuq, Nj. Adm. Odrie.
20. Sistemimi i ujërave të bardha, rehabilitimi i kolektorit kryesor dhe rrjetit të kanalizimeve në zonën përreth Pallatit të Sportit.
21. Rehabilitimi i mureve mbajtës përgjatë rrugëve të brendshme në lagjet “Dunavat”, “Palorto”, “Cfakë”, “Kodra e Shtufit” dhe “Granicë”.
22. Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme në fshatrat Kolonjë dhe Picar, Nj. Adm. Picar.
23. Restaurimi i rrugëve të kalldrëmta në lagjet “Palorto”, “Varrosh” si dhe në zonën e Kalasë.
24. Rikonstruksioni i çatisë së shkollës “Bilal Golemi” dhe hidroizolimi i tarracës së shkollës “Urani Rumbo”. Investimi në këto shkolla mundësoi edhe rehabilitimin e mjediseve të tyre të brendshme.
25. Rikonstruksioni i rrugëve kryesore në fshatrat Valare, Erind, Gjat dhe Dhoksat, Nj. Adm. Lunxhëri.
26. Lirimi i hapësirës publike të një prej rrugëve kryesore në lagjen “Dunavat” si dhe prishja e disa objekteve dhe lirimi i hapësirës publike të uzurpuar në lagjen “Punëtori”.
27. Sistemimi i shtratit të Përroit të Ficos, në qytetin e Gjirokastrës, që do të shmangë problematikën e përmbytjeve gjatë stinës së dimrit.
28. Sistemimi i rrjedhës së lumit Kardhiq, në fshatin Palokastër, Nj. Adm. Cepo.
29. Sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza në lagjen “Punëtori”, Gjirokastër.
30. Rehabilitimi dhe vendosja në funksion i kanalit vaditës së fshatit Kolonjë, Nj. Adm. Picar.
31. Rehabilitimi dhe disiplinimi i kanalizimeve të ujërave të zeza në zonën kodrinore mbi Spitalin Rajonal në qytetin e Gjirokastrës.
32. Shtrimi me çakull i 4 km rruge dhe sistemimi i kanalizimeve në fshatin Karjan, Nj. Adm. Lunxhëri.
33. Shtrimi i linjës së re të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e fshatit Arshi Lengo, Nj. Adm. Antigonë.
34. Pastrimi dhe sistemimi i kanalit kryesor nga Gurra e Picarit deri në Humelicë.
35. Pastrimi i liqenit të Viroit dhe sistemimi i parkut në tërësi.
36. Sistemimi i segmentit rrugor Taroninë-Fushëbardhë, Nj. Adm. Cepo.
37. Sistemimi i qendrës së fshatit Humelicë, Nj. Adm. Cepo.
38. Disiplinimi dhe sistemimi i ujërave të bardha në zonën e Urës së Lumit, Gjirokastër.
39. Përfundimi i fazës së parë të investimit për ujin e pijshëm që mbulon rreth 65% të Bashkisë Gjirokastër.
40. Pastrimi i kanalit ujitës që sjell ujë nga liqeni i Doftisë dhe shërben për ujitjen e 400 ha tokë bujqësore në fshatin Lazarat, Nj. Adm. Lazarat.
41. Sistemimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin Dhoksat, Nj. Adm. Lunxhëri.
42. Rehabilitimi i segmenteve rrugore në fshatin Shtepëz, Nj. Adm. Picar.
43. Rikonstruksioni i rrugës “Zeman Haska”, Gjirokastër.
44. Mjedis i ri sportiv për fëmijët e shkollës “Bilal Golemi”.
45. Pastrimi i mbetjeve urbane në dy krahët e segmentit të rrugës Kombëtare Virua – Kardhocë.
46. Ndërhyrje për pastrimin e territorit nga mbetjet urbane në Njësinë Administrative Antigonë.
47. Mbjellja e 50 fidanëve të rinj, pemë bliri, përgjatë rrugës hyrëse dhe në qendër të fshatit Zhulat, Nj. Adm. Cepo.
48. Instalimi i ndriçimit rrugor me llamba LED në lagjet “Varosh”, “Granicë” dhe “Blloku i Furrave”.
49. Sistemimi dhe shtrimi i rrugëve të brendshme në fshatrat Kodër dhe Saraqinishtë.
50. Riparimi me beton dhe pastrimi i kanaleve vaditëse në fshatin Kolonjë, Nj. Adm. Picar, si dhe në fshatin Andon Poci, Nj. Adm. Odrie.
51. Ndërhyrje në sistemimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të brendshme të shkollës ”Petro Poga” në Lunxhëri.
52. Ambiente tërësisht të reja me kushtet dhe standardet më të mira për 900 nxënësit e shkollës "Koto Hoxhi" në Gjirokasër.
53. Transformimi i plotë i rrugës së fshatit Fushëbardhë, Njësia Administrative Cepo.
54. Rikonstruksioni i rrugëve “Studenti”, “George Soros” dhe ajo e lagjes “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës.
Burimi 1: https://www.facebook.com/bashkia.gjirokaster
Burimi 2: https://www.facebook.com/psocialiste.al