top of page

Bashkia Gjirokastër


1. Vazhdon puna për ndërtimin e Bypass-it në zonën muzeale si dhe për vendparkimin e automjeteve në sheshin “Çerçiz Topulli”.

2. Vazhdojnë punimet për zhbllokimin e rrugës kryesore Kolonjë – Golem.

3. Është duke u implementuar linja e re e kanalizimeve të ujërave të zeza në lagjen Granicë, në Gjirokastër.

4. Është hapur kantieri për ujësjellësin e ri në fshatin Lazarat, Nj. Adm. Lazarat.

5. Vazhdon puna për ndërtimin e tunelit në kantierin e rrugës Kardhiq – Delvinë.

6. Ka nisur puna për ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë në hapësirën pranë ish – Shtëpisë së Oficerave, në lagjen “18 Shtatori”.

7. Ka nisur puna për ngritjen e një sistemi të ri ndriçimi me efiçentë të teknologjisë LED, në rrugën kryesore të lagjes “Zinxhira”.

8. Ka nisur faza përmbyllëse e investimit për ujin e pijshëm që do të sigurojë furnizim 24 orë edhe për 9600 abonentët e zonës historike në Gjirokastër.

9. Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër.

10. Po punohet intensivisht për mirëmbajtjen e linjës përcjellëse të ujit të pijshëm në fshatin Mashkullorë, Nj. Adm. Cepo.

11. Vazhdon puna për ndërtimin e mureve mbajtës përgjatë rrugëve të brendshme të fshatit Kakoz, Nj. Adm. Lunxhëri.

12. Vazhdon puna për shtrimin dhe sistemimin e rrugës “Rakip Malile”, në lagjen “Manalat”.


Burimi 1: https://www.facebook.com/bashkia.gjirokaster

Burimi 2: https://www.facebook.com/psocialiste.al

bottom of page