top of page

Bashkia Gramsh

Updated: Nov 26, 2020


1. Ndërtimi i një pjese të kanalizimeve të ujrave të zeza në lagjen Llapushaj.

2. Rehabilitimi i rrugëve në fshatin Galigat, Njësia Administrative Pishaj.

3. Ndërtimi i kanalit vaditës me një investim në shifrat e 33.652.245 lekë me TVSH, në fshatrat Galigat - Cingar Sipër - Drizë, Njësia Administrative Pishaj.

4. Rehabilitimi i rrugës së shkollës, në fshatin Pishaj, Njësia Administrative Pishaj.

5. Rikonstruksioni i linjës kryesore të ujësjellësit në fshatin Mashan, Njësia Administrative Kodovjat.

6. Vendosja e ndriçimit publik në rrugët e fshatit Mashan, Njësia Administrative Kodovjat.

7. Rehabilitimi i rrugës që të çon tek Liqeni i Dushkut.

8. Rehabilitimi i rrugëve të fshatit Nartë, Njësia Administrative Skënderbegas.

9. Rehabilitimi i rrugëve të fshatit Gribë, Njësia Administrative Kukur.

10. Rehabilitimi i rrugëve të amortizuara të fshatit Kërpicë, Njësia Administrative Kushovë.

11. Rehabilitimi i rrugës Kodovjat – Kukur.

12. Rikonstruksioni i rrugës që lidh fshatrat Posnovisht dhe Kishtë, Njësia Administrative Kodovjat.

13. Riparimi i rrugës që lidh rrugën nacionale me fshatrat Shelcan, Zamsh dhe Njësinë Administrative Kukur.

14. Rikonstruksioni i rrugës dhe pasarelës mbi lumë, në lagjen “Velak” të fshatit Galigat, Njësia Administrative Pishaj.

15. Hapja dhe sistemimi i rrugës së fshatit Janç, Njësia Administrative Tunjë.

16. Sistemimi i rrugëve në Kutërqarë dhe në lagjen “Llapushaj Sipër”.

17. Rehabilitimi i rrugës lidhëse të fshatrave Prrenjas – Sarasel, Njësisa Administrative Tunjë.

18. Sistemimi dhe mirëmbajtja e rrugës që të çon tek Liqeni i Ujit të Ftohtë, në zonën e Lenies.

19. Rehabilitimi i rrugës së fshatit Cerunjë, Njësia Administrative Pishaj.

20. Rehabilitimi i Unazës së qytetit të Gramshit, e cila ishte tej mase e amortizuar.

21. Rikonstruksioni i rrugës në lagjen Koçaj të qytetit të Gramshit. Brenda këtij investimi përfshihet, asfaltimi i rrugës, ndriçimi, kanalizimet e ujrave të bardha, ndërtimi i trotuareve dhe mbjellja e pemëve dekorative.

22. Rikonstruksioni i rrugës së lagjes “Baramaj” në fshatin Poroçan.

23. Vendosja e kontenierëve për mbeturinat në fshatrat Pishaj, Qerret, Cërujë, Çekin, Trashovicë, Shemrizë, Mashan, Bërsnik dhe Kodovjat.

24. Rikonstruksioni i rrugës automobilistike në fshatin Dufshan, Njësia Administrative Sult.

25. Ndërtimi i ambulancës së re në fshatin Silarë, Njësia Administrative Sult.

26. Rikonstruksioni i rrugës së dëmtuar në lagjen “Agjensia”.

27. Hapja e një kopshti të ri për femijët në lagjen Gribë, Njësia Administrative Kukur.

28. Ndërtimi i një ambulance të re në fshatin Holtas, Njësia Administrative Poroçan.

29. Rehabilitimi i ambienteve të shkollës së mesme të bashkuar “Jonuz Çarçiu”.

30. Rikonstruksioni i rrugës që lidh fshatin Çekin me atë të fshatrave Stror dhe Tërvol, në Njësinë Administrative Pishaj.

31. Rikonstruksioni i rrugës së fshatit Tunjë e Re në Njësinë Administrative Tunjë.

32. Rikonstruksioni i rrugës që lidh fshatin Kuratë me Grabovën.

33. Sistemim – asfaltim i lagjes “85”.


Burimi 1: https://www.facebook.com/bashkiagramsh

Burimi 2: https://www.facebook.com/klodiantace.al

bottom of page