top of page

Bashkia Gramsh


1. Vijon puna për rikonstruksionin e banesave të Komunitetit Egjyptian. Nga projekti me një vlerë 6 575 514 lekë përfitojnë 9 familje të këtij komuniteti.

2. Vazhdojnë punimet për transformimin urban të fshatit Çekin, Njësia Administrative Pishaj, ku përfshihen rikonstruksioni i ujësjellësit, asfaltimi i rrugës, ndriçimi dhe trotuaret.

3. Drejt përfundimit kantieri i ujit në Gramsh, i cili do të sigurojë për banorët 24 orë ujë pa ndërprerje çdo ditë.

4. Drejt përfundimit punimet për Fabrikën e Re të Prodhimit të Peletit Ushqimor që do të mbulojë 100% nevojat për rezervatet e peshkimit në gjithë vendin. Shumë shpejt kjo fabrikë do mundësojë hapjen e mbi 300 vende pune, në sektorin e përpunimit të peshkut si dhe prodhimeve të tjera të detit.

5. Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike me rikonstruksionin e linjave të tensionit të mesëm dhe të ulët në pjesën më të madhe të zonave rurale në Gramsh.

6. Ka filluar puna për ndërtimin e argjinaturës mbrojtëse, riparimin e pjesshëm dhe rikthimin në funksion të urës këmbësore mbi lumin Holtë, në fshatin Liras, Njësia Administrative Pishaj.


Burimi 1: https://www.facebook.com/bashkiagramsh

Burimi 2: https://www.facebook.com/klodiantace.al

bottom of page