Bashkia Kolonjë


1. Shtrimi me trotuare dhe vendosja e ndriçimit publik LED në rrugët “Gani Butka” dhe “Ropi e Stillo Gostivishti”.

2. Rikonstruksioni i aksit rrugor Korçë – Ersekë Loti 2, e cila do të shkurtojë ndjeshëm lidhjen e Kolonjës me Korçën

3. Rikonstruksioni i rrugës “Ahmet Bektashi” në qytetin e Ersekës. Ndërhyrja përfshiu: asfaltim, ndriçim rrugor LED, trotuaret si dhe gjelbërim.

4. Rikonstruksioni i rrugës turistike Rehovë - Shën Pjetër.

5. Qendër e re sociale “Motrat Qirjazi” në Kolonjë. Qendra do ti shërbejë familjeve në nevojë, specifikave të veçanta për trajtim, si dhe emigrantëve vulnerabël.

6. Në Leskovik u shtruan 600 m kabëll i ri për ndriçim rrugor, në lagjen e “Kishës” dhe në rrugën e “Artizanatit” dhe “Bregut”.

7. Rikonstruksioni i plotë i Kopshtit nr. 1 në Kolonjë.

8. Rikonstruksioni i shtëpive të prekura nga tërmeti në fshatin Qafëzes, Nj. Adm. Mollas.

9. Zgjerim, çakullim dhe rehabilitim i kanaleve anësore në rrugën e fshatit Blush, Nj. Adm. Mollas.

10. Ndërrimi dhe plotësimi i të gjitha llampave rrugore në Bashkinë Kolonjë, si dhe riparimi i linjave të ndriçimit rrugor nëpër fshatra.

11. Pastrimi total dhe sistemimi i rezervuarit të Kodrasit.

12. Sistem i ri ndriçimi në 3 rrugët e qytetit të Ersekës.

13. Sistemimi dhe shtimi i hapësirave të gjelbërta në qytetin e Ersekës.

14. Rikonstruksioni i shkollës “Jani Vreto” në Ersekë.

15. Linjë e re ujësjellësi në fshatin Qafëzes, Nj. Adm. Mollas.

16. Rivitalizimi i qendrës multifunksionale në Kolonjë.

Modernizimi dhe finalizimi i infrastrukturës së ujësjellësit në Ersekë, i cili do të sigurojë furnizim të pandërprerë për 1363 banorë të 14 fshatrave të Bashkisë Kolonjë, si dhe shtim të sasisë dhe presionit të ujit për 9000 banorë të Ersekës.


Burimi: https://www.facebook.com/Bashkia-Kolonj%C3%AB-270696680084258