top of page

Bashkia Kolonjë


1. Ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës Vishanj – Taç Poshtë. Punimet përfshijnë: zgjerim të rrugës, rulim, hapjen e kanaleve anësore dhe çakullim.

2. Vijon puna për rehabilitimin e rrugës së Dëshmorëve, e cila përfshin Asfaltim, trotuaret, ndriçim Led si dhe sistemim të lulishteve.

3. Kanë filluar punimet pët ujësjellësin e ri të Mollasit, nga i cili do të përfitojnë 450 banorë.

4. Vazhdojnë ndërhyrjet në rrugët e fshatit Kodras – Dokollarë. Kjo ndërhyrje përfshin: hapje të kanaleve anësore, zgjerim të trasesë së rrugës, çakullim dhe rulim.

5. Vijon puna për riveshjen me asfalt të rrugës nacionale Ersekë – Mollas.

6. Në Leskovik vijojnë punimet tek ish – çerdhja e qytetit, e cila do të kthehet në apartament social për familjet e pastreha.

7. Vazhdon procesi i mirëmbajtjes me shtresa të reja asfaltike në rrugët e qyteteve Ersekë dhe Leskovik.

8. Vazhdojnë punimet në rrugën Korçë - Kolonjë, ku po punohet me ritme të shpejta për të sjellë një nga veprat më të mira infrastrukturore në Shqipëri.


Burimi: https://www.facebook.com/Bashkia-Kolonj%C3%AB-270696680084258

bottom of page