
1. Vazhdon rikonstruksioni i 29 shtëpive për komunitetin rom e egjiptian dhe për familjet në nevojë.
2. Vazhdon puna për pastrimin e 6 km kanale kullues në Njësinë Administrative Kozare, të cilat i shërbejnë fshatrave Kozare, Havaleas, Salc Kozare dhe Fier Mimar.
3. Vazhdon pastrimi i përroit të Gegës në segmentin Supermarketi Conad-Dikatër.
4. Vazhdojnë punimet për shtrirjen e linjës kryesore drejt lagjes “11 Janari”.
5. Vazhdon puna për rehabilitimin e segmentit Vlashuk-Demollarë me skalifikim, zgjerim, karikim dhe hapjen e kanaleve anësore përgjatë gjithë rrugës me një gjatësi rreth 2.5 km.
6. Vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen dhe riparimin e trotuareve nga të dyja anët e bulevardit kryesor të qytetit, disa segmenteve në lagjen "Llukan Prifti" dhe rrugicës së varrezave të fshatit Tapi, Njësia Administrative Perondi, me gjatësi rreth 200 ml.
7. Vazhdojnë punimet për hapjen e rrugës në Mëndrakë dhe në Belesovë.
8. Vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje, rrethinat e pallateve, gardheve, në mënyrë që këto ambiente të jenë në funksion të gjithë qytetarëve.
9. Vazhdon puna për ndërtimin e apartamenteve të reja për strehimin social të familjeve në nevojë në qytetin e Kuçovës.