top of page

Bashkia Memaliaj


1. Rehabilitimi total i rrugës së Izvorit, Nj. Adm. Luftinjë.

2. Pastrimi i mbetjeve, zhbllokimi i tombinove, hapja e kanalit kullues, nivelimi dhe shtrimi i rrugës me çakull në segmentin Martalloz – Vagalat, Nj. Adm. Luftinjë.

3. Sistemimi i rrugës Arrëz e Madhe – Arrëz e Vogël, Nj. Adm. Luftinjë.

4. Sistemimi i rrugës 1 km, me hapjen e kanaleve anësore, nivelim dhe zgjerim si dhe shtrimin me rërë bituminoze, në fshatin Lulëzim, Nj. Adm. Krahës.

5. Sistemimi i rrugës rreth 2 km në lagjen “Bofëng” në fshatin Kallëmb, Nj. Adm. Memaliaj Fshat. Ndërhyrja përfshiu hapjen e kanaleve anësore, vendosjen e tombinove, zgjerimin dhe shtrimin e rrugës me çakull.

6. Ndërtimi i murit rrethues, vendosja e kangjellave dhe portës hyrëse në shkollën “Ormën Selami” në fshatin Qesarat, Nj. Adm. Qesarat.

7. Shtrimi me rërë bituminoze i 400 m linear rrugë në fshatin Bylysh, Nj. Adm. Memaliaj Fshat.

8. Ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijët e fshatit Vasjar, Nj. Adm. Memaliaj Fshat.

9. Ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijët e fshatit Lulëzim, Nj. Adm. Krahës.

10. Sistemimi dhe shtrimi me çakull i rrugës së varrezave në lagjen “Bregatov” të fshatit Zhulaj, Nj. Adm. Krahës.

11. Rehabilitimi me zgarë hekuri dhe beton i rrugës në lagjen “Hasanbegaj” në fshatin Kalivaç, Nj. Adm. Krahës.

12. Sistemimi dhe sheshimi i rrugës së varrezave në Luxa si dhe i rrugës në lagjen “Ziaj” të fshatit Memaliaj, Nj. Adm. Memaliaj Fshat.

13. Sistemimi i segmentit rrugor prej 1 km që lidh lagjen “Lamaj” me rrugën nacionale, në fshatin Toç, Nj. Adm. Qesarat.

14. Sistemimi i rrugës së varrezave në lagjen “Llakaj” të fshatit Çerrilë, Nj. Adm. Memaliaj Fshat.

15. Sistemimi me çakull i rrugës së teqes në fshatin Memaliaj, Nj. Adm. Memaliaj Fshat.

16. Sistemimi i rrugës së lagjes “Haxhiaj” në fshatin Krahës 2, Nj. Adm. Krahës. Ndërhyrja përfshiu hapjen e kanaleve anësore dhe shtrimin e rrugës me çakull.

17. Rehabilitimi i rrugës 3.5 km Damës – Kashisht, Nj. Adm. Memaliaj.

18. Sistemimi i ndriçimit publik, me vendosjen e llambave LED në hyrje të qytetit Memaliaj, përgjatë rrugës nacionale.

19. Sistemimi i ndriçimit publik me vendosjen e llambave të teknologjisë LED në rrugët hyrëse të fshatrave Qesarat dhe Iliras, Nj. Adm. Qesarat.

20. Përfundoi rikonstruksioni i segmentit rrugor Bylysh – Vagalat – Maricaj - Arrëz e Madhe - Arrëz e Vogël - Qafa e Kiçokut. Ndërhyrja përfshiu zgjerimin e rrugës, hapjen e kanaleve anësore, vendosja e tombinove, sistemimin e rrugës me çakull për të përfunduar shtrimin me shtresë binder.

21. Largimi i mbetjeve urbane përgjatë rrugës nacionale dhe shtratit të lumit Vjosë.

22. Riparimi me rërë bituminoze, hapja e kanaleve anësore si dhe pastrimi i tombinove në rrugën Tosk Martalloz, Nj. Adm. Luftinjë.

23. Sistemimi i rrugës së fshatit Dervishaj, Nj. Adm. Luftinjë.

24. Ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijët e fshatit Qesarat, Nj. Adm. Qesarat.

25. Rehabilitimi i urës së amortizuar në fshatin Tosk Martalloz, Nj. Adm. Luftinjë.

26. Sistemimi i rrugës në lagjen “Lalaj” dhe i rrugës që lidh lagjen “Lalaj” dhe “Belike”, fshati Çerrilë, Nj. Adm. Memaliaj Fshat.

27. Sistemimi i rrugës rreth 2 km nga Qafa e Mirinës në drejtim të fshatit Mirinë, Nj. Adm. Memaliaj Fshat.

28. Ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijët e fshatit Çerrilë, Nj. Adm. Memaliaj Fshat.

29. Rihapja e kopshtit me drekë për fëmijët në qytetin Memaliaj.

30. Përfundoi zgjerimi dhe nivelimi i rrugës nga “Qafa e Damushit” në fshatin Allkomemaj të Njësisë Administrative Krahës deri në teqen e Rabies në Njësinë Administrative Luftinjë.

31. Ka përfunduar ndërtimi i urës “Bailey” në fshatin Izvor, Nj. Adm. Luftinjë. Ura u montua në një kohë të shkurtër dhe është funksionale dhe në shërbim për banorët e fshatit Izvor, si dhe për banorët e fshatit Gllavë e Vogël dhe Luftinjë 2.

32. Rehabilitimi i rrugës së varrezave në fshatin Lulëzim, Nj. Adm. Krahës. Ndërhyrja përfshiu hapjen e kanaleve anësore, vendosjen e tombinove dhe shtrimin e rrugës me beton.

33. Përfundoi rehabilitimi i rrugës kryesore në fshatin Qesarat, Nj. Adm. Qesarat.

34. Sistemimi me zgarë hekuri dhe beton i pjesës së rrugës në lagjen “Basha” si dhe pjesën malore të lagjes “Sinaj” në Memaliaj.

35. Sistemimi me ndriçues LED i qendrës dhe i disa rrugëve të fshatit Vasjar, Nj. Adm. Memaliaj Fshat.

36. Rehabilitimi me infrastrukturë të përshtatshme i oborrit para Bashkisë dhe Kopshtit të Fëmijëve në Memaliaj.

37. Mbjellja e pemëve me qëllim shtimin e hapësirave të gjelbërta rreth stadiumit “Karafil Çaushi” në qytetin Memaliaj.

38. Ndërtimi i këndit të lojërave në fshatin Izvor, Nj. Adm. Luftinjë.

39. Rehabilitimi dhe shtrimi me pllaka betoni i trotuarit “Memo Nexhipi” në qytetin Memaliaj. Gjithashtu në krahun e majtë të rrugës u vendosën ndriçues LED.

40. Pastrimi dhe sistemimi i urës së vjetër e cila njihet me emrin “Ura e Parë” në qytetin Memaliaj.

41. Sistemimi dhe përmirësimi i rrugës Kiçok – Buz, Nj. Adm Buz.

42. Pastrimi i aksit rrugor Gllavë – Buz si dhe hapja e kanaleve kulluese në të dyja anët e rrugës.

43. Pastrimi dhe sistemimi i zonës së njohur si “ish-parafabrikatet” si dhe i rrugës “Rrapo Çela” në qytetin Memaliaj.

44. Pastrimi, sistemimi dhe rehabilitimi i kanaleve kulluese përgjatë rrugës rurale që lidh aksin nacional me teqen e Harakopit, si dhe lagjet “Haxhiaj” dhe “Bregamemaj” në fshatin Krahës i Sipërm, Nj. Adm. Krahës.

45. Rehabilitimi i aksit rrugor Berat – Buz – Ballaban në Bashkinë Memaliaj.

46. Rehabilitimi i rrugës në fshatin Anëvjosë, Nj. Adm. Qesarat.

47. Vendosja e tabelave orientuese për vendndodhjen e qytetit Memaliaj dhe fshatrave në juridiksionin territorial të tij.

48. Rehabilitimi i rrugës rurale prej 5 km në fshatin Muçodemaj, Nj. Adm. Luftinjë.


Burimi: https://www.facebook.com/bashkiamemaliaj1

bottom of page