
1. Vijojnë punimet për sistemimin e rrugës në lagjen “Lalaj” të fshatit Çerrilë, Nj. Adm. Memaliaj Fshat.
2. Kanë nisur punimet për ndërtimin e këmbëve të urës mbi përroin e Shalsit në fshatin Selckë e Vogël, Nj. Adm. Buz.
3. Në Njësinë Administrative Krahës vijon puna për rehabilitimin e 1000 m linear rrugë në fshatit Lulëzim.
4. Vijon puna për rehabilitimin e aksit rrugor prej 4 km, nga rruga kryesore deri në lagjen “Haxhiaj” në fshatin Komar, Nj. Adm. Buz.
5. Vijon rehabilitimi i aksit rrugor që lidh rrugën nacionale me qendrën e fshatit Toç, Nj. Adm. Qesarat.
6. Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e aksit rrugor nga Njësia Administrative Luftinjë deri në Njësinë Administrative Buz.
7. Vijon puna për rehabilitimin e rrugës së fshatit Kashisht, Nj. Adm. Memaliaj Fshat.
8. Vijojnë ndërhyrjet për rehabilitimin e rrugës “Vjosa” në fshatin Lulëzim, Nj. Adm. Krahës.
9. Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Tosk Martalloz-Maricaj, Nj. Adm. Luftinjë.
10. Vijon puna për sistemimin e rrugës Koshtan – Kamçisht, Nj. Adm. Qesarat.
11. Nisin punimet për Ujësjellësin e Ri rreth 80 km rrjet kryesor e i brendshëm, në shërbim të fshatrave të Memaliajt për furnizim me ujë të pijshëm 24 orë.
12. Vijojnë punimet për rikonstruksionin e godinës së ish-kinemasë dhe ambjenteve të saj ndihmëse në qytetin Memaliaj.