
Rikonstruksioni i rrugës që lidh lagjen Kolsh me qytetin e Rrëshenit.
Hapja e segementit rrugor që mundëson kalimin e mjeteve në majën e Trangës, një pikë turistike jashtëzakonisht e dëgjuar, por që ishte prej vitesh e izoluar.
Rikonstruksioni i pallatit të sportit “Arjana Arapi” në Rrëshen.
Rrjetëzimi i rrjetit vaditës në fshatin Kodër - Rrëshen.
Rehabilitimi rrënjësor dhe finalizimi i rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Rrëshenit i cili do të furnizojë qytetarët me ujë 24 orë.
Kopsht i ri për fëmijët në qytetin e Rrëshenit.
Ndërtimi i unazës së madhe që nis nga kthesa e ish-shkollës së lirë ushtarake dhe lidhet me unazën e vogël të qytetit.
Rikonstruksioni rrënjësor i shkollës “Pashko Vasa” në qytetin e Rrëshenit.
Ndërtimi i një banese të re në fshatin Bulshar të Njësisë Administrative Orosh, për një familje në nevojë. Kjo ndërhyrje është në kuadër të nismës së kryetarit të Bashkisë për ndërtimin e 50 banesave në Mirditë për familjet me kushte të vështira.
Rehabilitimi i ujëmbledhësit në Malaj, duke përdorur një teknologji të re Gjermane e cila aplikohet për herë të parë në Shqipëri.
U realizua shtegu i parë i markuar për ecje në këmbë, në Mirditë. 7 km hiking nëpër arealin turisitk dhe trashëgimor në zonën e Rubikut, i markuar me sinjalistikën më të avancuar dhe standarte të larta europiane.
Rikonstruksioni i unazës së qytetit të Rrëshenit.