top of page

Bashkia Patos


1. Kanë përfunduar punimet në një nga qendrat më të mëdha multifunksionale të zonës, ku shumë shpejt, mijëra banorë të Sheqishtes dhe gjithë Njësisë Administrative Zharrëz do të kenë fare pranë banesave të tyre një:

- Qendër Shëndetësore tërësisht të re;

- Kopsht;

- Qendër Multifunksionale;

2. Rikonstruksioni i shkollës "Mustafa Matohiti", e cila është transformuar me një infrastrukturë moderne.

3. Ndërhyrje dhe rehabilitim i trotuarit në rrugën "Dhori Tanaka.

4. Ndërtimi i një qendre rurale në fshatin Siqecë, e cila do t'i shërbejë banorëve të fshatit për të pushuar e për të pritur vizitorë, duke u shndërruar kështu edhe në një pikë referimi për zonën.

5. Rehabilitimi i kanaleve kulluese në Njësinë Administrative Zharrëz, në Verbas dhe Frashër, duke i ardhur në ndihmë fermerëve të zonës për mirëmbajtjen e tokave të tyre.

6. Përmirësimi i rrjetit elektrik në Zharëz, me llapa LED dhe panele të reja. Kjo ndërhyrje do të përmirësojë cilësinë e ndriçimit dhe do të reduktojë 1/3 e kostos së shpenzimeve për energji elektrike.

7. Zëvendësimi i pajisjeve elektrike dhe rikonstruksioni i linjës elektrike pranë stacionit të Policisë në Patos.

8. "Fushata e Gjelbër". Shtimi dhe përmirësimi i hapësirave të gjelbëruara në çdo cep ku ka hapësira publike.

9. Shtylla të reja ndriçimi në qendër të qytetit të Patosit për të mundësuar ndriçim më cilësor.

Shtyllat vijnë me një element të veçantë, të personalizuara me simbolikën e puseve të naftës.

10. Pastrimi i 1400 m kanal i parë kullues në Sheqishte. Kjo vjen në ndihmë të fermerëve duke kulluar rreth 120 ha tokë.

11. Shtrimi me asfalt-beton i segmentit rrugor Belinë-Jagodinë (760 m gjatësi dhe 3 m gjerësi), duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së 150 banorëve të Belinës dhe duke krijuar lehtësira për fermerët e zonës dhe punonjësve të naftës. Kjo është ndërhyrja më e madhe infrastrukturore e viteve të fundit.

12. Rikonstruksioni i rrugës Këneta e Mitros në Njësinë Administrative Zharrëz.

13. Fermerët e Frashërit, Zharrëzës dhe Sheqishtes mund ti aksesojnë më lehtë parcelat e tyre, pasi janë vendosur 114/185 tuba/ura nga Ndërmarrja e Mirëmbjatjes Urbane.

14. Pastrimi i sipërfaqeve pyjore nga shkurret në Bashkinë Patos.

15. Ndërhyrje në segmentin Ruzhdie – Gjinoqarë, Njësia Administrative Ruzhdie!

16. Rehabilitimi i rrugëve dytësore dhe kanaleve mes parcelave bujqësore në Zharëz.

17. Rehabilitimi i kanalit në lagjen e poshtme tek "29 Marsi".

18. Zgjatja e kolektorit ekzistues në Grizë Gropallarë me një kolektor 1200 mm për disiplinimin e KUZ-së.

19. Rehabilitimi i shkollës "Sotir Kola" në Belinë.

20. Ndërtimi i një rrjeti të ri kanalizimesh për ujërat e zeza në Rrerës.

21. Hapja e trasesë së plotë të rrugës që lidh fshatrat Gjinoqarë-Drenie dhe shtrimi i saj me materiale inerte si edhe hapja e kanalizimeve.


Burimi: https://www.facebook.com/bashkiapatos




bottom of page