
Asfaltimi i Unazës së Rrajcës. Ndërhyrja përfshin shtrimin e shtresës së asfaltit në trashësi 5 cm në të gjithë gjatësinë prej 5 km të rrugës.
Rikthimi në punë i kanaleve vaditëse Rrajcë-Skroskë dhe Xhyrë - Qukës Skënderbej duke siguruar për këtë vit ujin për fermerët në prag të sezonit të vaditjes.
Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në qytetin e Prrenjasit, në të cilin nuk ishte vënë dorë që prej ndërtimit në vitet ’70. Më në fund do të garantohet furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë dhe me cilësi për 2600 banorë të Prrenjasit.
Rehabilitimi i 17 km rrugë që lidh disa fshatra në Njësinë Administrative Stravaj.
Ndërhyrja dhe pastrimi i rrjetit vaditës dhe kullues në fshatin Rrajcë.
Hapja dhe shtrimi i rrugës lidhëse në lagjen “Dheri i zi” në funksion të shumë familjeve në fshatin Katjel, Njësia Administrative Rrajcë.
Pastrimi dhe vënia në funksion e disa prej kanaleve të para dhe të dyta kulluese të fushës së Domosdovës. Gjithashtu mbushja e Rezervuarit të Rashtanit që shërben për vaditjen e tokave të fshatit Katjel.
Shtrimi me çakull i rrugës së fshatit Karkavec, Njësia Administrative Qukës. Kjo rrugë i’u shërben disa lagjeve për tu lidhur me rrugën kryesore.
Realizimi i një marrveshje bashkëpunimi midis Bashkisë Prrenjas edhe Zyrës së Punës në të mirë të komunitetit! Tani shërbimi që banorët e Bashkisë Prrenjas merrnin në Zyrën e Punës Librazhd,duke u rregjistruar si të papunë do t’ju ofrohet në Zyrën e Ndihmës Ekonomike pranë bashkisë. Realizimi i kësaj marrveshje bën të mundur marrjen e shërbimit në kohë më të shpejtë dhe eleminon koston që banorët shpenzonin për transportin.
Sistemi i rrugës Rrajcë-Fushë.
Sistemimi i rrugës së fshatit Rashtan.
Rehabilitimi i mbi 2 km rrugë në fshatin Gurrë, Njësia Administrative Qukës. Shtrim, sistemim dhe hapje e kanaleve anësore.
Ndërtimi i rrjetit të ri të furnizimit me ujë të pijshëm në Bashkinë Prrenjas.
Ujësjelles i ri për fshatrat Dritaj-Fanjë-Karkavec.
Pastrimi dhe sistemimi i Lagjes së Spitalit
Rehabilitimi i rrugës së fshatit Skroskë!
Asfaltimi i rrugës Qukës - Skënderbe në Njësinë Administrative Qukës.
Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare "Rruhi Allko" në Katjel. Janë krijuar kushte optimale për 300 nxënës që zhvillojnë mësim në këtë shkollë.
Sistemimi, shtrimi dhe rrethimi i oborrit të shkollës 9-vjeçare Rrajcë - Fushë
Burimi: https://www.facebook.com/Bashkia-Prrenjas-Faqja-Zyrtare-115404153171310/