
1. Është futur në proçesin e tenderimit dhe së shpejti pritet të fillojë puna për ndëtimin e rrugës nr. 1 Lëkurës - Kanali i Çukës, me një gjatësi 2.33 km gjerësi 11 m, gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m, me trotuare në të dy anët,si dhe të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore.
2. Vazhdon puna me ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës në rrjetin e brendshëm rrugor,në lagjen nr 4 në qytetin e Sarandës dhe në fshatin Shelegar.
3. Vazhdon puna për pastrimin e kanaleve vaditëse e kulluese në Çukë, investim që përmirëson ndjeshëm infrastrukturën dhe iu vjen në ndihmë fermerëve të zonës.
4. Vazhdojnë punimet në fazën e dytë të investimit për riveshjen me shtresë asfaltike të rrjetit të rrugëve të brendshme në lagjen Kodër në Sarandë, si dhe rehabilitimin e shëtitores buzë detit në Ksamil.
5. Vazhdojnë me ritēm punimet për rikualifikim e rrugës “Riviera” në Ksamil.
6. Vazhdon puna për rikonstruksionin e urës në fshatin Metoq,investim që i vjen në ndihmë dhe lehtëson lëvizjen e banorëve dhe të fermerëve të zonës.
7. Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e shëtitores "Naim Frashëri" në Sarandë. Investimi synon transformimin në një hapësirë multifunksionale, me infrastrukturë moderne, duke i shtuar kështu qytetit vlerat turistike.
8. Ka nisur prej kohësh puna përgatitore që i hap rrugë investimit për ndriçim shtesë stadiumit të futbollit në qytetin e Sarandës.
Burimi 1: https://www.facebook.com/Adrian.Gurma.official
Burimi 2: https://www.facebook.com/bashika.sarande