
1. Ndërtimi i Ujësjellësit të ri të Kotës, i cili do të garantojë 24 orë ujë me cilësi për banorët.
2. Ndërtimi i urës që lidh Treblovën me Selenicën. Një investim i Bashkisë Selenicë i cili ju mundëson banorëve lëvizje më të lirë.
3. Pastrimi i rrugëve dhe rrugicave në Njësinë Administrative Kotë.
4. Asfaltimi i rrugës “Llambi Bombaj” në Selenicë pranë Bashkisë dhe Spitalit.
5. Rehabilitimi i rrugës së dytë në fushën e Armenit me një gjatësi prej 2 km e quajtur “Rruga e Pemëve”. Kjo rrugë i vjen në ndihmë 150 fermerve me 250 ha tokë.
6. Pastrimi i kanalit vaditës Drashovicë – Armen me gjatësi 11 km, që ju vjen në ndihmë fermerëve të fshatrave Armen, Picar, Lubonjë, Penokovë, Peshkëpi dhe Drashovicë.
7. Pastrimi i kanaleve vaditëse në Shkozë, Mesaplik dhe Brataj.
8. Pastrimi i Përroit të Otimës në Selenicë, në mbrojtje të banesave dhe tokave për gjatë gjatësisë së tij.
9. Pastrimi i kanaleve kulluese në Gumenicë dhe Mavrovë.
10. Rehabilitimi i fushës së sportit në Selenicë. Fusha tashmë është e rrethuar, me shkallë dhe porta të reja brenda standarteve të kërkuara nga FSHF.
11. Përfundoi linja e re e ujrave të zeza në Vllahinë e cila lidh pallatet me linjën kryesore.
12. Rehabilitimi i rrugës së amortizuar dhe hapja e kanaleve anësore në Velcë, Ramicë, Njësia Administrative Brataj.
13. Pastrimi dhe rehabilitimi i kanaleve kulluese të Armenit.
14. Rikonstruksioni i rrugës së varrezave të fshatit Penkovë.
15. Izolimi i burimit të Vrizit në fshatin Gjorm, i cili furnizon pjesën më të madhe të fshatit. Tashmë ujrat do të jenë të mbrojtura nga ndotja dhe disiplinuara për t’u mbledhur në depo.
16. Rikonstruksioni i urës në fshatin Karbunar, e cila kishte dalë jashtë funksionit dhe ishte problem për lidhjen me fshatrat Kocul dhe Pocem. Njëkohesisht janë vendosur dhe tombinot në kanalet anësore pasi ujrat e shiut shkaktonin dëme.
17. Pastrimi i përroit në Armen, në Lagjen e Repartit (Otima).
18. Ndërtimi i argjinaturës së re dhe 8 penelave mbrojtës në Vjosë, për të frenuar përmbytjet e tokave bujqësore në Selenicë.
19. Ndërhyrje në kanalin e bllokuar dhe hapjen e rrugës së fshatit Picar, Njësia Administrative Armen.
20. Ka përfunduar pastrimi i Përroit Otima nga fillimi deri në grykëderdhjen e tij në Vjosë.
Burimi – Bashkia Selenicë Faqja Zyrtare - https://www.facebook.com/Bashkia-Selenic%C3%AB-Faqja-Zyrtare-1658735837711272/