
1. Janë realizuar 75% e punimeve për Kantierin e Ujit në Selenicë, i cili do të garantojë 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për 7 660 banorë të Selenicës dhe fshatrave Kotë dhe Armen. Investimi do të përmbyllet në muajt e parë të vitit 2021.
2. Po zhvillohen punimet për linjën e Ujësjellësit Selenicë dhe Kotë, për të vazhduar më tej me Ujësjellësin e Armenit.
3. Vijon puna në Armen, ku po rikonstruktohet rruga bujqësore në shërbim të fermerëve dhe po pastrohen kanalet e dyta dhe të treta kulluese.
4. Vazhdon puna për rehabilitimin e kanaleve vaditëse në Harvalane, Hasomatin etj
5. Vazhdon puna për vënien në funksion të një vepre të madhe vaditëse në Bashkinë Selenicë, Kanalin e Dushkarakut.
6. Vazhdojnë punimet në Lotin II, Gjorm-Brataj-Ura e Laskos.
7. Vazhdojnë punimet në qytetin e Selenicës për hapjen e kanalit që përshkon lagjen Tubo dhe përfundon në drejtim të lumit Vjosë. Pas shumë vitesh ky investim do i japë zgjidhje përmbytjeve të kësaj lagjeje, gjthashtu edhe tokave bujqësore.
8. Vazhdon puna në Bashkinë Selenicë për pastrimin e kanalit kryesor brenda qytetit Selenicë. Puna ka filluar me gërmime dhe transport inertesh në hyrje të qytetit të Selenicës dhe do të vazhdojë deri në lagjen Partizani nga ku fillon ky kanal.
9. Vazhdon puna në Bashkinë Selenicë për pastrimin e mbeturinave, një nga shqetësimet më të mëdha të konstatuara gjatë fushatës.
Burimi 1 – Bashkia Selenicë Faqja Zyrtare - https://www.facebook.com/Bashkia-Selenic%C3%AB-Faqja-Zyrtare-1658735837711272/
Burimi 2 – Pëllumb Binaj - https://www.facebook.com/pellumb.binaj.official/