
1. Në lagjen "4 Shtatori", ka nisur puna për ndërtimin e kopshtit të ri, në një godinë 2 katëshe.
2. Në Syzes, kanë nisur punimet për ndërtimin e kopshtit të ri që do t'i shërbejë komunitetit të kësaj zone.
3. Vijojnë punimet për hapjen e 9000 metra kanal që do të kalojnë në fshatrat Guri i Bardhë, Çiflik dhe Arëz.
4. Në Pashalli dhe lagjja “28 Nëntori”, po punohet për vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit për këto zona duke ndihmuar banorët në përmirësimin e furnizimit me ujë.
5. Në Poshnje po rehabilitohet kanali me gjatësi 1 km. Përmës kësaj ndërhyrje u vihet në ndihmë 50 ha tokë bujqësore.
6. Vijojnë punimet për ndërtimin e Urës së këmbësorëve mbi lumin Osum, si edhe për rikualifikimin e Urës ekzistuese të qytetit. Urat do të lehtësojnë lëvizjen e banorëve, por njëkohësisht do të kthehen në një atraksion që i jep qytetit më shumë identitet.
7. Së shpejti fillojnë procedurat për rikonstruksionin e rrugës nacionale rrethrrotullimi i Poshnjes - rrethrrotullimi Roskovec.
8. Në Drenovicë vijon puna për riparimin dhe vendosjen në funksionalitet të plotë të ndriçimit publik.
9. Në Konezbaltë, po punohet për hapjen e kanalit prej 4300 metrash, që do të shërbejë për kullimin e ujit të zonës kënetore dhe prurjeve nga Rakova dhe Mbreshtani. Kjo ndërhyrje u vjen në ndihmë 200 hektarëve tokë bujqësore.
10. Në Çiflik, po vijon puna për pastrimin e kanalit kullues me gjatësi 1.2 kilometër dhe që u vjen në ndihmë 60 hektarëve tokë bujqësore.
11. Vijon ndërhyrja për mirëmbajtjen e 1 km rrugë që u shërben 45 hektarëve sera në fshatin Goriçan Çlirim, në Njësinë Administrative Kutalli.
12. Në Goriçan, po vijon puna për hapjen dhe pastrimin e kanalit vaditës Samaticë – Goriçan.
13. Vijojnë mirëmbajtjen e hapësirave publike në qendër të Urës Vajgurore.
14. Në Pashalli, lagja Hajdaraj, vijon puna për mirëmbajtjen e hapësirave publike.
15. Në Dimal po punohet për mirëmbajtjen e hapësirave në Kalanë e Krotinës.
16. Në Hallaxhias, në fshatin Pashalli, po punohet për mirëmbajtjen e hapësirave publike si edhe për ujësjellësin.
17. Në fshatin Çiflik të Njësisë Poshnje, po punohet për mirëmbajtjen e rrugëve që do t’u shërbejnë fermerëve që punojnë rreth 200 hektarë tokë.
18. Në Çiflik, vijon puna në kanalin kullues që mbulon 100 hektarë tokë bujqësore. Në Njësinë Poshnje janë 6 segmente që i përkasin këtij kanali dhe që i jep zgjidhje kësaj zone.
19. Në Hingë, vijon puna për pastrimin dhe hapjen e kanaleve.
20. Në fshatin Poshnje, po pastrohet kanali kullues i cili do u shërbejë kryesisht për kullimin e 100 hektarëve tokë bujqësore të këtij fshati.
21. Në Pashalli po vijon puna për ndërtimin e segmentit të kanalizimeve midis dy depove të ujit. Depo ekzistuese e ujit 1500 m3 do të lidhet me depon e re në Vokopolë. Kjo do të shtojë furnizimin me ujë për komunitetin dhe i jep fund problemeve në këtë zonë.
22. Vijon puna për krijimin e një sistemi në të mirë të kanaleve në Rërëz, Kutalli, Sqepur, Drenovicë, Samatica dhe Goriçan.
23. Në fshatin Kuç, vijon puna për hapjen e kanaleve kulluese.
24. Në fshatin Samaticë, ku punonjësit tanë po vijon puna për hapjen e kanalit kullues që i vjen në ndihmë komunitetit të kësaj zone.
25. Në fshatin Samaticë, Njësia Administrative Kutalli, po vijon puna për ndërtimin nga e para të shkollës 9 vjeçare “Azbi Shehu”, që do të ofrojë kushte moderne për 300 nxënës të fshatit.
Burimi: https://www.facebook.com/MemajJuliana