top of page

Bashkia Vau i Dejës


1. Riparimi dhe zëvendësimi i llampave ndriçuese të të gjitha dritave ekzistuese në qytetin Vau i Dejës.

2. Pastrimi i kanalit të dytë kullues me gjatësi prej 1700 ml në fshatin Kosmaç, Nj. Adm. Bushat.

3. Pastrimi i kanalit kullues me gjatësi 3000 ml në fshatin Rranxa, Nj. Adm. Bushat.

4. Pastrimi i kanalit të dytë kullues me gjatësi 3 km, që shtrihet nga fshati Ashtë deri në qendër të fshatit Kosmaç, Nj. Adm. Kosmaç.

5. Shtrimi me asfalt i rrugës prej 1.5 km, që lidh fshatrat Bushat, Mali i Jushit, Rranxa dhe Barbullush me rrugën e Velipojës.

6. Asfaltimi dhe ndriçimi i rrugës që lidh lagjen e Muçejanve me rrugën e Pallateve, Nj. Adm. Bushat.

7. Sistemimi i hapësirës publike në sheshin Nënë Tereza, me vendosjen e piketave të betonit, stola pushimi si dhe kosha për hedhjen e mbeturinave.

8. Pastrimi i përroit sipër dhe poshtë, hapja e kanaleve kulluese dhe zgjerimi i parkingut tek varrezat e lagjes “Park” në qytetin Vau i Dejës.

9. Riparimi i kanalit të dytë kullues që mbledh ujërat e bardha, në hyrje të pedonales, sipër katedrales “Nënë Tereza”, në qytetin Vau i Dejës.

10. Riparimi dhe vendosja e pajisjeve të reja ndriçuese në të gjitha lagjet kryesore të fshatit Kaç, Nj. Adm. Vau i Dejës.

11. Ka përfunduar projekti për zëvendësimin e çative prej eternitit kancerogjen, në tjegulla të banesave dhe ndriçimit të plotë në lagjen “Kinoklubi”. Së fundmi është bërë dhe sistemimi i vendparkimit për automjetet në këtë lagje të qytetit Vau i Dejës.

12. Rehabilitimi i kanalit dytësor dhe rikthimi i funksionit natyral të tij për vaditjen e fushës në fshatin Melgush, Nj. Adm. Bushat.

13. Hapja, thellimi dhe krijimi i argjinaturës mbrojtëse në përroin që përshkon lagjen “Kapedan”.

14. Ndriçimi i gjithë rrugicave kryesore, nëpërmjet vendosjes së llampave të reja dhe riparimit të disa prej atyre ekzistuese, në fshatin Shelqet, Nj. Adm. Vau – Dejës.

15. Restaurimi i plotë i shkollës 9 – vjeçare në fshatin Naraç, Nj. Adm. Vau i Dejës. Ndërhyrja përfshiu rehabilitimin e ambjenteve të brendshme dyer, dritare, sistemin e ri elektrik dhe hidraulik, suvatimet, rrethimi i ambientit të jashtëm të shkolles, krijimi i hapësirave sportive si fusha e futbollit, basketbollit etj.

16. Pastrimi i mbetjeve inerte të hedhura pa kriter në hyrje të qytetit Vau i Dejës.

17. Vendosje e ndriçimit publik në të gjitha rrugët kryesore të fshatit Plezhë, Nj. Adm. Bushat.

18. Vendosje e ndriçimit publik në të gjithë territorin e fshatit Ashë, Nj. Adm. Bushat.

19. Hapja dhe sistemimi i kanaleve kulluese në fshatin Nënshat, Nj. Adm. Hajmel.

20. Vendosja e ndriçimit publik në rrugët kryesore të fshatit Pistull dhe në fshatin Dheu i Lehtë, Nj. Adm. Hajmel.

21. Instalimi i ndriçimit publik në të gjithë territorin e fshatit Spathar, Nj. Adm. Vau i Dejës.

22. Rehabilitimi i kanalit të parë vaditës në fshatin Mjedë, Nj. Adm. Vau i Dejës.

23. Përfundon ujësjellësi i ri prej 22.6 km rrjet shpërndarës që do të sigurojë ujë 24 orë për çdo shtëpi të Vaut të Dejës.

24. Pastrimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese Shelqet – Stajkë, Nënshat, Shkjezë, Rranxa dhe Barbullush me një gjatësi totale prej 8 km kanale të treta kulluese, 30 km kanale të dyta kulluese, 12 kanale të dyta vaditëse si dhe pastrimi i kolektorit kryesor vaditës Shelqet-Stajkë.


Burimi: https://www.facebook.com/markbabanial

bottom of page