top of page

Bashkia Vlorë


1. Ndërhyrja në 2.7 km rrugë, prej Bypass-it deri në qendër të fshatit Xhyherinë, është në proces. Rehabilitimi i qendrës së fshatit përfshin restaurimet e nevojshme, ndriçimin dhe gjelbërimin.

2. Nis rehabilitimi i aksit të rrugës nga spitali deri në qendër të Babicës. Janë pastruar të dy anët e rrugës nga inertet e grumbulluara ndër vite, janë krijuar hapësira për të pasur trotuar të ndriçuar dhe gjelbëruar.

3. Vijojnë punimet për shpërndarjen e ujit, në 24 orë, në gjithë Dukatin e Ri.

4. Nis asfaltimi i rrugëve në bllokun e banimit te "Kali i Trojës". Pas ndërhyrjeve në rrjetin nëntokësor, po kthehet në gjendjen e mëparshme infrastruktura e dëmtuar.

5. Në Bulevardin “Ismail Qemali” ku ka nisur meremetimi i gjithë fasadave të vjetra, që përmbyll një tjetër investim transformues për Vlorën turistike.

6. Vijon puna për ndërtimin e landfillit të ri me standarte europiane, që do të presë mbetjet urbane të gjeneruara nga Bashkia Vlorë dhe Selenicë, për një mjedis të pastër.


Burimi: https://www.facebook.com/Bashkia-Vlor%C3%AB-346276352540/



bottom of page