
Sh.a Ujësjellës Kanalizime Belsh ka bërë disa ndërhyrje të rëndësishme dhe shumë efikase. Eshte arritur një përmiresim i ndjeshëm në furnizimin me ujë të pijshëm të popullatës:
· Linja e lagjes Ferhat në Kajan, 460 m dhe u shërben 50 familjeve.
· Fshati Rrasë e Poshtme, linjë e re + zëvëndësim i linjës ekzistuese, 500 metra linear dhe u shërben 57 familjeve.
· Linjë e re në lagjen Can, Fshati Kajan, 200 metra Linear dhe u shërben 40 familjeve.
· Zëvëndësim pjesor i 300 metra linjë egzistuese për fshatrat Guras dhe Grekan.
· Linjë e re 450 ml për fshatin Gjinuk njësia administrative Kajan, u shërben 40 familjeve në këtë fshat.
Qytetit të Belshit i shtohet një vlerë historike si lulishtja "Guri i Mullirit".
Rikonstruksioni i Gjimnazit “ Sami Frasheri” Belsh.
Rikonstruksioni i shkollës 9- vjeçare Seferan.
U mbollën 1000 pemë në liqenin e Mullizës, në hotspotin më të ndotur të bashkisë.
Rehabilitimi i liqenit të Belshit.
Pastrimi i 320 metra kanal kullues në Rrasë, duke mundësuar kullimin e 10 ha tokë dhe duke i shërbyer më shumë se 20 familjeve.
Pastrimi i 1.2 km rrugë, në lagjen Gropëz të fshatit Guri i Bardhe duke i shërbyer 20 familjeve.
Pastrimi i 700 metra kanal kullues në fshatin Hysë, duke mundësuar kullimin e 40 ha tokë bujqësore dhe duke i shërbyer 80 familjeve të këtij fshati.
U hapën 2 metra kanal kullues në fshatin Gjolenë duke u ardhur në ndihmë 40 familjeve të këij fshati.
Pastrimi i 3.5 km kanal në fshatin Rrasë e Poshtme duke i rikthyer 80 ha sipërfaqe toke bujqësore në kushte optimale që u vjen në ndihmë 90 familjeve, duke filluar tek Liqeni Ibzës e përfundon në Rezervuarin e Pajallive nga ku fillojme 3 km të tjera për të përfunduar në Rrasen e sipërme duke i shërbyer 110 familjeve që preken me 70 ha tokë bujqësore.
Pastrimi i kanalit të Nemshës në fshatin Shkozë duke i rikthyer rreth 35 ha sipërfaqe toke bujqësore në kushte optimale duke ju ardhur në ndihmë 40 familjeve të fshatit.
Zgjerimi dhe mirëmbajtja e rrugëve në fshatin Dragot.
Pastrimi i 1 km kanal në fshatin Shkëndijë duke i rikthyer 5 ha sipërfaqe tokë në kushte optimale.
Ndërtimi i rrjetit shpërndarës së ujit në fshatin Turbull, Njësia Administraive Kajan. Shtrimi i 1415 ml tub dhe ndërtimi i 9 kolektorëve të rinj ka bërë të mundur pas 25 vitesh të rikthehet normaliteti furnizimit me ujë dhe të marrë fund vuajtja e përditshme e këtyre njerëzve për një nevojë jetësore siç është uji i pijshëm.
Hapja e 500 m rrugë tek liqeni i Degës, e cila u shërben 7 familjeve dhe rreth 3 ha tokë bujqësore.
Hapja e 800 m rrugë te Rruga e Senjallinjve në Fierzë, e cila u shërben 15 familjeve.
Riparimi i 1,3 km rrugë në fshatin Gjinuk.
Hapja dhe sistemimi me inerte i 400 ml rrugë, duke siguruar lëvizjen e mjeteve bujqësore dhe banorëve të fshatit Cerragë.
Pastrimi i 1 km kanal tek fsuha e Çërragës duke e rikthyer këtë sipërfaqe në një nga më pjelloret në Dumre.
Pastrimi i mbetjeve në Njësinë Administrative Fierzë.
Rehablitimi i lagjes së Pepallarëve në fshatin Kosovë. U sistemuan kanalet e ujrave të zeza dhe të bardha dhe u shtrua rruga kryesore e lagjes.
Hapja dhe sistemimi i rrugës në lagjen Sektor të fshatit Kosovë dhe sistemimi i oborrit të shkollës së mesme në këtë fshat.
Në ndihmë të fermerëve të Dumresë u bë hapja e rrugëve të arave.
U bë i mundur rikonstruksioni i plotë dhe pajisja me orendi e mjete bashkëkohore, të kopshtit të fëmijëve në Belsh.
Asfaltimi i rrugës Belsh - Cërrik. Një aks që do të sjellë një hop të ri të zhvillimit të zonës së Dumresë.
Pastrimi i 3,5 km kanale në fushën e Semenzës në fshatin Kosovë e Madhe.
Asfaltimi i rrugës Marinëz – Vlashuk, e cila i vjen në ndihmë 8000 banorëve të Kajanit.
Asfaltimi total i unazës së qytetit të Belshit.
Sistemimi dhe asfaltimi i rrugëve të fshatit Grekan.
Asfaltimi i rrugës në fshatin Guras.
Asfaltimi i rrugës së fshatit Rrenas.
Asfaltimi i rrugës Cepë – Mërhojë.
Asfaltimi i rrugëve të lagjes Përroi i Zi në fshatin Shkëndijë.
Rikonstruksioni i linjës së ujësjellësit në fshatin Marinëz.
Pastrimi i kanaleve vaditës dhe kullues si dhe mirëmbajtja e rrugëve në tokat bujqësore.
Rivitalizim urban në Belesh me mbjelljen e mbi 50 luleve dekorartive në sheshin e qytetit.
Ndërtimi i pistës së biçikletave në liqenin e Serefanit.
Sistemimi dhe rehabilitimi i qendrës së qytetit të Belshit.
Sistemimi i rrugës “Kamer Dervishi”.
Sistemimi i rrugës së Pepajve.
Burimi: Bashkia Belsh - https://www.facebook.com/bashkiabelsh2015/