top of page

Bashkia Elbasan

Updated: Oct 26, 2020


1. Rehabilitimi i bllokut të banimit në Njësinë nr.1, Bashkia Elbasan.

2. Rehabilitimi i kanaleve anësore, rrugëve të brendshme dhe ndriçimit në lagjen “Emin Matraxhiu”.

3. Riparimi i ndriçimit të fasadës së Kalasë mijëvjeçare e Elbasanit.

4. Sistem i ri i furnizimit me ujë për më shumë se 200 banorët në Bathës të Shirgjanit.

5. Ambiente optimale dhe një pus i ri për furnizimin me ujë në shkollën “Alush Lleshanaku” në Bradashesh.

6. Rehabilitimi i plotë i rrugës së fshatit Bixellë në Njësinë Administrative Funar.

7. Pajisja me pus të ri uji në shkollat 9-vjeçare të Balëzës në Njësinë Administrative Bradashesh.

8. Ndërrimi i linjës kryesore të shpërndarjes së ujit në stacionin e pompave në Mengël, që do të sjellë një minimizim të kostove të mirëmbajtjes dhe furnizim më cilësor për 800 banorët e asaj zone.

9. Ujësjellësi i ri në fshatin Branesh, Njësia Administrative Funar.

10. Rikonstruksioni i plotë i shkollës “Musa Beqiri” në Labinot Mal.

11. Hapja e aksit Gracen - Mamël – Dopaj, duke i dhënë zgjidhje problemit të infrastrukturës dhe izolimit më shumë se 500 banorëve.

12. Ndriçim i ri për rrugën “Thoma Kalefi” .

13. Impiant i ri ujësjellësi për Njësinë nr. 5 dhe 6. Impianti i ri me kapacitet 1000 m3 do të përmirësojë ndjeshëm oraret e furnizimit me ujë të pijshëm të një prej zonave më informale në bashkinë e Elbasanit.

14. Në Gjergjan, më shumë se 700 hektarëve tokë bujqësore iu shtuan dhe 30 km kanale kulluese që do të jenë një lehtësim i madh për fermerët e zonës.

15. Qendër e re shëndetësore në lagjen Skënderbej në Njësinë 3.

16. Pajisja me ndriçim LED i lagjes Llixhë-Hidraj në Njësinë Administrative Tregan.

17. Impianti i ri i trajtimit të mbetjeve urbane në Elbasan, një impiant i ri ultramodern i teknologjisë së fundit ku trajton mbetje nga të gjithë bashkitë e qarkut Elbasan dhe ku shndërrohen në energji të rinovueshme.

18. Riparimi i stolave të dëmtuar në lulishten “Aqif Pasha” në qendër të qytetit.

19. Rikonstruksioni total i kopshtit publik nr. 11, me të gjitha kushtet e përshtatshme për fëmijët, përfshirë edhe sistemin e ngrohjes.

20. Pastrimi dhe rehabilitimi i kanalit vaditës “Naum Panxhi, si një shërbim jetik për prodhimet bujqësore e fermerëve të zonës.

21. Ndërtimi i urës të Pajunit në Njësinë Administrative Papër.

22. Rehabilitimi i rrugës Qerret - Lugaxhi. Sistemimi i aksit kryesor të rrugës dhe pastrimi i kanaleve kulluese.

23. Rikonstruksioni i banesave të komunitetit rom dhe egjiptian. Projekti u aplikua në dy faza.

24. Në Njësinë Administrative Shushicë ka përfunduar puna për pastrimin e kanaleve kulluese të tokave bujqësore.

25. Rikonstruksioni i fasadave të pallateve. Rikonstruksioni i fasadave parashkoi edhe krijimin e kushteve optimale për banesat, për t’i mbrojtur ato nga i ftohti dhe nxehtësia.

26. Rikonstruksioni i shkollës “Adem Krasniqi”.

27. Rikonstruksioni i shkollës “Jorgji Dilo”.

28. Në fshatin Shirgjan u riparua ura e cila lidh një lagje me pjesën tjetër të fshatit. Ndërhyrje e domosdoshme për lëvizjen e sigurtë të fëmijëve drejt shkollës.

29. Pastrimi i rrugëve të arave në fshatin Bathës, Njësia Administrative Shirgjan.

30. Rikonstruksioni tërësor i shkollës profesionale “Ali Myftiu”. Prioritet kryesor i është dhënë reparteve të praktikës. Gjithashtu janë modernizuar të gjithë laboratorët.

31. Rikonstruksioni total i përroit të Zaranikës.

32. Ndërtimi i një këndi sportiv modern, konform të gjitha standardeve në kopshtin nr. 9 në Elbasan.

33. Rikonstruksioni i shkollës “Bardhyl Popa.

34. Shtimi i një shërbimi tjetër publik në Bashkinë Elbasan - Zyrat e reja të ADISËS - Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara që do të ofrojë më shumë se

300 shërbime publike përfshirë dhe shërbimet vendore të bashkisë përmes sporteleve të dedikuara.

35. Rikonstruksioni i Shkollës së Formimit Profesional “Salih Çeka” me ndryshime rrënjësore në infrastrukturë, laboratore dhe terrene sportive.

36. Çerdhe e re (nr.4) në Njësinë 2, Elbasan. Për fëmijët e Njësisë 2 shtohet një ambient modern, totalisht i ri, me kushte cilësore dhe staf të përkushtuar.

37. Rrjet i ri ujësjellës – kanalizimesh, sheshe pallatesh të rehabilituara dhe hapësira publike të gjelbëruara për më shumë se 1200 banorë në lagjen “Syrja Dylgjeri”, rruga “Ali Çaushi” në Njësinë 3.

38. Rehabilitimi i rrugës Gjergjan - Muriqan me gjatësi 1.5 kilometra, për të lehtësuar lëvizjen e më shumë se 350 familjeve dhe për t’i dhënë një impuls zhvillimit rural të zonës.

39. Mbjellja e 260 pemëve të reja përgjatë segmentit të unazës së qytetit.

40. Rehabilitimi i rrugëve “Mustafa Demiri” e “Muharrem Tabaku” në Njësinë nr. 6. Trotuare të reja, ndriçim dhe gjelbërim.

41. Investim i rëndësishëm në Njësinë nr. 1 - Qendra Komunitare Multifunksionale, Bashkia Elbasan me në fokus ri-integrimin e fëmijëve dhe familjeve e kthyera nga emigrimi.

42. Rehabilitimi i lulishtes “Kozma Naska” në Njësinë nr. 1. Kënd rekreativ pushimi i rivitalizuar me një shatërvan të ri dhe duke shtuar me 40% hapësirën e gjelbër.

43. Pajisja e qytetit me kosha të rinj. Në dy rrugët më të frekuentuara nga qytetarët u vendosën 100 kosha të rinj.

44. Investim në ndërtimin e pritave përgjatë pjesës jugore të lumit Shkumbin pranë lagjes së Cogës në Shushicë të Elbasanit.

45. Spital i ri i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan. Ky spital është nga sot në funksion të plotë për 275 mijë banorët e Qarkut të Elbasanit, me një standard të ri dhe modern shërbimi për urgjencën, kardiologjinë dhe neurologjinë.

46. Nis funksionin Korsia e Parë e biçikletave në qytetin e Elbasanit. Qytetit i shtohet një hapësirë totalisht e dedikuar për pedaluesit përgjatë bulevardit “Qemal Stafa”.



Burimi: Bashkia Elbasan - https://www.facebook.com/elbasanbashkia/


bottom of page