
Asfaltimi i rrugës nga shkolla '4 Heronjtë' në gjithë shtrirjen e saj, prej Kuzum Babasë deri te 'Bishti i Kalldrëmit'.
Sistemimi i kanalizimeve të ujrave të zeza dhe riasfaltimi i rrugës 'Mustafa Bimo' dhe 'Hasan Mjalti' në lagjen 'Hajro Çakërri'.
Vendoset në punë, Stacioni i Pompimit të Ujit në lagjen "24 Maj", te Stacioni i Trenit të Mallrave.
Pastrimi i kanalit të ujërave të bardha në lagjen "11 Janari".
Asfaltimi i segmentit rrugor të fshatit Trevllazër.
Riparimi dhe shtrimi me asfalt i rrugës në lagjen "24 Maji" ("Çole").
Pastrimi i kanalit të "Siavit" në lagjen "10 Korriku". Pastrimi i këtij kanali do të ndikojë në qarkullimin sa më normal të ujërave në kohë me reshje shiu.
Asfaltimi i rrugës tek Pallatet e Gorrishtit në Vlorë.
Rimëkëmbja e oborrit të shkollës '4 Heronjtë', me një pamje krejtësisht të ndryshuar.
Konvikt i ri për 240 studenteve të Universitetit të Vlorës.
U vendos në punë stacioni i ri i pompimit të ujërave të zeza i cili i shërben zonës perëndimore të qytetit dhe do të sigurojë funksionimin normal të rrjetit të kanalizimeve.
U rehabilitua qendra e fshatit Trevllazër. U asfaltua rruga nga hyrja e fshatit, në shkollë, qendrën shëndetësore, xhaminë dhe qendrën e fshatit. Përfundoi riparimi i rrjetit elektrik të tensionit të mesëm.
U vendos në funksionim pompa e re dhe e fuqishme, e cila do të përmirësojë situatën e furnizimit me ujë për banorët e fshatit Kaninë.
Qendra historike e qytetit bregdetar, i është nënshtruar rikonstruksionit dhe kthimit të saj në identitet duke ruajtur të gjitha vlerat. U restauruan 68 objekte në zemër të Vlorës, aty ku qyteti ende ruan identitetin, me gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të.
U rehabilitua qendra e fshatit Dukat, e cila do të rigjallërojë komunitetin lokal dhe do të pasurojë asetet turistike dhe kulturore të qytetit të Vlorës.
Rikonstruksioni i “Shkollës së Kuqe” në Dukat.
U pastruan dhe u sistemuan kanalet vaditëse dhe kulluese në Njësinë Administrative Shushicë.
Përmirësimi i sinjalistikës në qytetin e Vlorës. U vijëzuan rrugët për këmbësorët.
Rikonstruksioni i bulevardit Vlorë - Skelë.
Mbjellja e pemëve në Bulevardin "Ismail Qemali".
U vendosën kamera sigurie në rrugët e qytetit të Vlorës për të garantuar rendin, qetësinë publike dhe për sa më shumë siguri.
U pastrua kanali i 'Naunkës', në lagjen "24 Maj". Ndërhyrje e rëndësishme për menaxhimin e situatave që mund të krijohen nga reshjet.
Fillimi i pastrimi të zonës tek ish-Frigoriferi, e cila i hap rrugën investimeve për ndërtimin e banesave sociale. Bashkia Vlore ka lidhur akt marrëveshjen me Entin Kombëtar të Banesave për ndërtimin e dy objekteve, në këtë truall.
Ndërtimi i shëtitores tjetër të bregdetit, nga Tuneli në "Ujë të Ftohtë", deri në Orikum.
Rruga 'Ramize Gjebrea' drejt rikonstruksionit total duke lidhur Pyllin e Sodës me Tregun e Frutave – Perimeve.
Rehabilitimi i shkollës "Avni Rustemi", në fshatin Trevllazër.
Rikonstruksioni i kopshtit nr. 3 në qytetin e Vlorës, rritje standarti dhe më shumë hapësirë përreth kopshtit.
Ujësjellës Kanalizime realizoi në lagjen "11 Janari", një investim për përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë. U zëvendësua rrjeti i vjetër me tubo të reja.
Bulevardit 'Ismail Qemali' ju shtuan 409 pemë në të gjithë segmentin e tij.
Asfaltimi i rrugës panoramike të Kaninës, e cila ka bërë të mundur rritjen e numrit të vizitorëve në këtë zonë.
Investim i cili garanton furnizimin me energji elektrike për 400 abonentë, familjarë dhe biznese në fshatin Kaninë.
Rikonstruksioni i shkollës “ 24 Maji” dhe ambienteve sportive në qytetin e Vlorës – Tenderi me vlerë 81 099 865,00 lekë pa TVSH, me operator kontraktues SENKA SHPK (burimi - http://prokurimetransparente.al/sq/tender/view/id/26956 Open Procurement Albania)
Burimi 1: Bashkia Vlorë - https://www.facebook.com/Bashkia-Vlor%C3%AB-346276352540/
Burimi 2: https://www.facebook.com/Dritan-Leli-1638687229694574