top of page

Dhimitraq Toli - Bashkia Dropull

Premtimet elektorale të z. Dhimitraq Toli, Kryetar i Bashkisë Dropull


1. Realizimi i objektivave që kanë në fokus shndërrimin e Dropullit në një bashki model;

2. Me investimet nga bashkia do krijojmë mundësinë që në bashkinë tonë uji të jetë 24 orë;

3. Problemi që kërkon zgjidhje imediate është çertifikimi i pasurisë së paluajtshme dhe ne do krijojmë mundësitë që të ndihmojmë qytetarët tanë për zgjidhjen e kësaj çështje;

4. Do rrisim përqindjen e buxhetit për arsimin me qëllim që fëmijëve tanë ti plotësojmë të gjitha kushtet;

5. Do përmirësojmë infrastrukturën rrugore. Mjeku i familjes do jetë në dispozicionin e gjithë banorëve të Dropullit;

6. Pikë tjetër e rëndësishme është organizmi i fermerëve në shoqata dhe grumbullimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale, certifikimi i tyre dhe krijimi i mundësive që këto produkte të dalin nëpër tregje;

7. Ndihma dhe mbështetja jonë nuk do jetë vetëm për banorët që jetojnë aktualisht në bashkinë e Dropullit, por edhe për qytetarët që jetojnë dhe punojnë në emigrim. Do krijojmë një urë bashkëpunimi me njerëzit tanë që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në shtetin helen.



Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/23/tolis-programi-yne-4-vjecar-do-e-shnderroje-dropullin-ne-bashki-model/

Recent Posts

See All

Rritja e tranparencës dhe aksesueshmërisë në shërbimet që do ofrojë Bashkia e Durrësit; Fuqizimi i rinisë dhe grave; Krijimi i sa më shumë hapësirave të gjelbra; Vëmendje e shtuar nga zonave periferik

bottom of page