Premtimet elektorale të z. Eduard Duro, Kryetari i Bashkisë Devoll
1. Do vendos në shërbimin tuaj gjithë potencialin tim për të ndryshuar bashkinë e Devollit dhe për t’ia kthyer atë devollinjve;
2. Projekte dhe plane konkrete veçanërisht për bujqësinë, pasi është në gjendje kaotike;
3. Plane konkrete edhe për turizmin. Ka shumë për të bërë, ka shumë vende historike, pozicioni gjeografik është i tillë që na favorizon si në hyrje ashtu dhe në dalje të Shqipërisë;
4. Rritjen e mirëqenies për çdo familje, që të rinj dhe të reja të mos mbajnë sytë jashtë por të ushtrojnë profesionin e tyre, aftësitë dhe dijenitë e tyre t’i vënë në shërbim, aty në fshatin e lindjes, në krahinën e bukur të Devollit;
5. Projekte konkrete për aktivitetet sportive në të gjitha llojet e sporteve;
6. Do punojmë së bashku për të bërë më të mirën për komunitetin tonë në çdo cep të Devollit.
Burimi 1: https://sot.com.al/politike/eduard-duro-njeriu-i-duhur-devollin
Burimi 2: http://korcareport.com/eduard-duro-kontrate-ne-devoll-per-projektin-bashkia-qe-duam/