Premtimet elektorale të z. Ervin Demo, Kryetar i Bashkisë Berat
1. Do të bëjmë realitet një program konkret zhvillimi për qytetin e Beratit, me investime në infrastrukturë dhe shërbime, që do të rikthejnë besimin e qytetarëve tek pushteti vendor dhe do të kthejnë qytetin në një destinacion të preferuar turistik.
2. Në mandatin e parë për drejtimin e bashkisë Berat, do të punoj për zgjatjen e sezonit turistik që do të thotë më shumë të ardhura për qytetarët.
3. Integrimin e të rinjve në tregun e punës dhe zhvillimin e vendit, për ta kthyer Beratin në një destinacion të turizmit dhe përdorimin e vlefshëm të aseteve e pasurive natyrore në të ardhura ekonomike.
4. Pjesë e projektit tim është edhe bypass-i i qytetit, një ëndërr e qytetit prej dekadash.
Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/08/demo-do-rikthej-besimin-e-qytetareve-tek-bashkia-e-beratit/