top of page

Fran Tuci - Bashkia Fushë-Arrëz

Updated: Apr 27, 2020

Premtimet elektorale të z.Fran Tuci, Kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz


1. Rikonstruksioni i rrjetit të brendshëm dhe zhvendosja e rrjetit të amortizuar të ujësjellësit që do rezultojë në rritjen e mbledhjes së ujit të pijshëm në rezervuarët respektiv;

2. Rilindja urbane e Fushë Arrëzit;

3. Rritja ekonomike me 5%;

4. Do të kryhet furnizimi me ujë të pijshëm brenda standardeve në gjithë zonën;

5. Do të krijohet një klimë bashkëpunimi mes bashkisë dhe institucioneve të tjera, si arsimi, shëndetësia dhe energjitika;

6. Do të shtohen hapësirat çlodhëse në territorin e bashkisë;

7. Do të kryhet mbështetja e sportit duke financuar ekipet e të rinjve, në futboll por edhe në lojërat e tjera me dorë, alpinizmi dhe sportet dimërore;

8. Do të krijohet një fond dhe do të kryhet promovim i grupit folklorik të moshave të vogla për të ruajtur traditën dhe identitetin;

9. Do të kryhet binjakëzim me qytete të tjera jashtë Shqipërisë;

10. Do të krijohet një bibliotekë për qytetin, me donacione;

11. Do të krijohet një fond për nxënësit me rezultate të larta;

12. Do të organizohen më shumë aktivitete kulturore;

13. Do të shtohen hapësirat sportive në territorin e bashkisë;

14. Do të kthehen në traditë ditët gjeçoviane në fshatin Kryezi;

15. Do të kryhet sistemimi dhe përpunimi i mbetjeve në territorin e bashkisë;

16. Do të kryhet rikthimi i hapësirave të gjelbra të qytetit;

17. Do të kryhet kthimi në zonë të mbrojtur për Munellën dhe më pas kthimi i saj në zonë turistike;

18. Do të kryhet zhvillimi i turizmit shëndetësor;

19. Do të kryhet zhvillimi i turizmit malor;

20. Do të kryhet menaxhim në mënyrë profesionale të bimëve medicinale;

21. Do të ngrihet grup pune për çdo fshat për të evidentuar problemet dhe për të eliminuar konfliktet sociale;

22. Në tremujorin e parë pas zgjedhjeve do të organizohet takimi me përfaqësuesit nga të gjitha zonat për rezultatet e arritura;

23. Do të ketë transparencë për të ardhurat që jep shteti për familjet e varfra, PAK dhe jetimë;

24. . Do të kryhet bashkëpunim me organizatat joqeveritare, institucionet e bamirësisë, për të përmirësuar kushtet e familjeve në nevojë;


Burimi: http://pushtetivendor.reporter.al/fran-tuci-po-kerkojme-investitore-te-hapin-biznese-ne-fushe-arrez/

https://portavendore.al/wp-content/uploads/2019/06/Fush%C3%AB-Arr%C3%ABz-premtimet.pdf

Recent Posts

See All

Rritja e tranparencës dhe aksesueshmërisë në shërbimet që do ofrojë Bashkia e Durrësit; Fuqizimi i rinisë dhe grave; Krijimi i sa më shumë hapësirave të gjelbra; Vëmendje e shtuar nga zonave periferik

Premtimet elektorale të z. Kastriot Gurra, Kryetar i Bashkisë Librazhd Fusha: INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE Premtime: 1. Do të asfaltohen rrugët kryesore nëpër fshatra. 2. Çdo rrugë që do të

Premtimet elektorale të z. Ervin Demo, Kryetar i Bashkisë Berat 1. Do të bëjmë realitet një program konkret zhvillimi për qytetin e Beratit, me investime në infrastrukturë dhe shërbime, që do të rikth

bottom of page