Premtimet elektorale të z. Fredi Kokoneshi, Kryetar i Bashkisë Divjakë (2015)
INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE
1. Do të ndërtohet për herë të parë një Poliklinikë e cila do t'i shërbejë një popullsie rreth 54.000 banorë në territorin e bashkisë;
2. Do të hartohet Plani i Përgjithshëm Vendor;
3. Do të kryhet furnizimi me ujë të pijshëm i zonës së plazhit;
4. Do të kryhet furnizimi me energji elektrike e zonës së plazhit, pa ndërprerje;
5. Do të kryhet rehabilitimi i qendrës së qytetit dhe ndërtimi i shëtitores që lidh zonën urbane me pyllin me pisha;
MJEDIS/TURIZËM
1. Do të kryhet ndërtimi i pasarelës në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta e cila do të lidhë disa atraksione turistike;
2. Do të vendoset një qendër informacioni turistik në Parkun Kombëtar të Divjakës;
3. Do të vendosen kosha në të gjitha njësitë administrative dhe do të blihen 2 makina teknologjike për mbledhjen e mbetjeve.
BUJQËSI
1. Do të zgjidhet problemi i ujitjes dhe kullimit me ndërhyrje në sistemin ujitës dhe pastrimi i të gjitha kanalet vaditëse e kulluese;
2. Do të kryhet orientimi i fermerëve për mbjelljen e kulturave bujqësore;
3. Do të lajmërohen dhe ndihmohen të gjithë fermerët që dëshirojnë të aplikojnë për të përfituar nga subvencionet dhe grandet që ofron qeveria qendrore;
4. Do të kryhet shtrimi dhe nivelimi i rrugëve të parcelave bujqësore, të cilat ndihmojnë fermerët në transportimin me lehtësi të prodhimeve.
TRANSPARENCA
1. Do të zhvillohen takime me banorët e çdo Njësie Administrative me qëllim marrjen e informacionit për problemet që ata i shqetësojnë dhe përfshirjen e tyre në projekt-buxhet;
2. Do të zhvillohen takime me qytetarët, gjatë punës për hartimin e Planit të Përgjithshëm
Vendor, për t’i informuar ata por edhe për të marrë mendimin e tyre.
Burimi: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2019/06/Divjak%C3%AB-premtimet.pdf
(Shtator 2016)
1. Shpallja e një programi të ri në bashkëpunim me BERZH dhe me bankat e nivelit të dytë duke krijuar mundësi monetare që do të jenë në dispozicion të të gjithë atyre sipërmarrjeve fermere që krijonë zinxhirin e vlerës dhe krijojnë rritjen e punësimit.
2. Sistemimin dhe pastrimin e të gjitha kanaleve kulluese dhe vaditëse.
3. Rilindjen e qendrës së Divjakës.
(Korrik 2019)
1. Investime strategjike, të cilat do ta kthejnë Divjakën në vendin e merituar përkrah qyteteve të tjera turistike dhe do ta bëjnë atë një qendër për turizmin elitar.
Burimi: https://ata.gov.al/2019/07/01/fredi-kokoneshi-fiton-mandatin-e-dyte-per-bashkine-e-divjakes/