Premtimet elektorale të z. Gëzim Topçiu, Kryetari i Bashkisë Maliq
1. Krijimin e infrastrukturës së nevojshme për vaditjen dhe kullimin në fushën e Maliqit.
2. Ndriçim i plotë publik në të gjitha fshatrat.
3. Do të përmbyllim reformën e veterinarisë.
4. Rehabilitim i shesheve të pallateve.
5. Rehabilitim i rrugëve brenda fshatrave.
6. Sistemim-asfaltim i rrugës Petrushë-Vreshtas, 5.5 km e gjatë.
7. Rritja e kapaciteteve menaxhuese për ujin e pijshëm, duke investuar në ato fshatra ku mungon dhe përmirësimi tek të tjerët.
8. Zgjidhja përfundimtare e problemit të pronësisë së tokës në bashkëpunim me Kadastrën, për pajisje me tituj pronësie.
9. Realizim projektesh të agrobiznesit për rritjen e kapaciteteve dhe çertifikimin e produkteve vendore.
10. Aplikimi i masave bashkëkohore për ujitjen e tokës bujqësore.
11. Parashikimi i zonave ekonomike për zhvillim të biznesit të vogël dhe të mesëm.
12. Tarifa zero për bizneset e të rinjve, bizneset e artizanatit dhe turizmit si dhe bizneset në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.
13. Parashikimi i zonave për zhvillimin e turizmit malor.
14. Zbatimi i masave për minimizimin, ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve.
15. Rritja e kapaciteteve të njësisë zjarrfikëse ( për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret)
16. Zgjerimi i sipërfaqeve të gjelbërta.
17. Parashikim në buxhet çdo vit për ndihmë dhe përkrahje materiale dhe financiare për:
- Personat e pastrehë;
- Banesat sociale;
- Kartat e studentit për shërbime publike.
18. Në të gjitha objektet e arsimit do të ndërhyhet sipas nevojave me riparime, rikonstruksione apo ndërtime të reja.
19. Ndërtimi i shkollës së re në fshatin Rrëmbec.
20. Problemi i ngrohjes në objektet arsimore do të menaxhohet nga një strukturë e veçantë.
21. Nëpërmjet një programi disa-vjeçar do të kompletohen të gjitha shkollat me infrastrukturë për zhvillimin e orëve të edukimit fizik.
22. Ndërtimi i pallatit të kulturës.
23. Ndërtimi i muzeut etnografik.
24. Rikonstruksioni i objekteve dhe terreneve sportive.
25. Përkrahje e vazhdueshme për të gjitha klubet sportive dhe evenimentet e tyre sportive.
Burimi 1: Bashkia Maliq - bashkiamaliq579@gmail.com
Burimi 2: Reporter.al - Pushteti Vendor - http://pushtetivendor.reporter.al/gezim-topciu-kemi-nje-strategji-per-bujqesine/