Premtimet elektorale të z. Gjon Gjonaj, Kryetari i Bashkisë Pukë
1. Objektivi im madhor është që në katër vitet Puka të shndërrohet në një qytet të zhvillimit të turizmit gjithëvjetor;
2. Mbështetje financiare për projektet më të mira nga të rinjtë që merren me zhvillimin e turizmit në bashkinë e Pukës;
3. Taksë zero për vitin e parë të çdo aktiviteti në fushën e turizmit;
4. Në 4-vjeçarin e ardhshëm do të bëhet rivitalizimi i liqenit të Kukajve dhe lidhja e dy liqeneve me infrastrukturë urbane;
5. Këndi i lojërave të aventurës për të rinjtë.