Premtimet elektorale të z. Ilir Xhakolli, Kryetari i Bashkisë Pogradec
1. Projekt për të rregulluar sistemin e ujërave të zeza të njësive Buçimas, Udenisht dhe tek përrenjtë që derdhen në liqen. Operatori që do mirëmbajë apo pastrojë qytetin, do ta ketë të detyruar të blejë një pajisje për pastrimin e bregut të liqenit. Ky është kusht që liqeni të jetë i mirëmenaxhuar;
2. Një tjetër projekt do të jetë rregullimi i fasadave për ta bërë nga një qytet gri që është sot në një qytet të bukur e të lulëzuar siç e meriton Pogradeci;
3. Emergjente është edhe ndërhyrja në fshatrat e Pogradecit, pasi nga 73 fshatra të bashkisë, 53 prej tyre kanë problem me ujin e pijshëm, ujërat e zeza dhe kanalet vaditëse.
4. Ne do të rivitalizojmë edhe sportet e vjetra dhe lojërat e ndryshme në liqen. Qyteti ka qenë qyteti më i zymtë nga të gjithë edhe në rastet e festave, sepse nuk ka pasur vëmendje nga bashkia e Pogradecit.