top of page

Kastriot Gurra - Bashkia Librazhd

Updated: Jun 14, 2020

Premtimet elektorale të z. Kastriot Gurra, Kryetar i Bashkisë Librazhd


1. Do të investohet në rrugë me standarde dhe jo asfalt elektoral siç ka ndodhur gjatë këtyre viteve.

2. Në bashkinë e re, do të krijohet një drejtori për mirëmbajtjen e rrugës.

3. Ne angazhohemi që brenda vitit të parë të mandatit të bëjmë lidhjen me energji dhe ujë të të gjitha qendrave shëndetësore me qëllim funksionimin normal të tyre.

4. Do të bëjmë një evidentim të saktë të gjendjes së shkollave dhe kopshteve.

5. Do të rikonstruktohen rrugët: Mirakë-Gurëshpatë, Librazhd-Spathar, Librazhd-Babje, Dragostunjë-Veçan.

6. Reformat, investimet apo buxhetet do t’i miratojmë në një konsultim të gjerë me publikun për këtë arsye do të bëjmë dëgjesa në çdo lagje të bashkisë së re. Le të jenë ata vetë që të përcaktojnë një radhë investimesh në zonën ku ata banojnë me qëllim që të dëgjohet zëri i qytetarëve.

7. Do të krijohet një drejtori në bashki në funksion të parkut që do të bëjë një vlerësim të dëmeve që janë shkaktuar nga mënyra barbare e trajtimit të pyjeve deri më sot. Do të kontrollojmë të gjitha këto leje me shumë rigorozitet dhe kush ka firmosur nga specialistët apo titullarët që kanë përfaqësuar institucionet deri dje.

8. Përfundimi i rrugës drejt Stëblevës do të jetë një mundësi shumë e mirë për të sjellë turistë.

9. Do të krijojmë një zyrë të posaçme për turizmin për të pasur një guidë, një hartë të të gjithë territorit ku ka shumë vend për të eksploruar mrekullitë e natyrës.

10. Në bashkëpunim me qeverinë do të vendosim nëse do të ndërtojmë landfill apo do t’i kalojmë në Elbasan edhe në bashkëpunim me marrëveshje me kryetarin e ri të bashkisë Elbasan.

11. Do të heqim dorë nga mënyra e administrimit që ka ndodhur deri tani, ku fshatra të tërë ngeleshin të bllokuar nga bora me muaj. Me ndërmarrjen e re të mirëmbajtjes së rrugëve që do kemi në bashki do të marrim masa që situata të tilla të mos përsëriten më.

12. Do të marrim masa edhe me biznesin e atyre zonave, sepse bora bie njëherë për të gjithë dhe është e pamundur që të hapen të gjitha rrugët njëherësh por ne në bashkëpunim me biznesin do të marrim masat që të mos ketë asnjë rrugë të bllokuar gjatë dimrit.

13. Do të shtojmë bursat për të siguruar arsimin e fëmijëve të këtij komuniteti.

14. Do të ofrojmë kushte me kredi lehtësuese për të siguruar strehim për familjet që kanë vështirësi për strehim.

15. Sa i takon ndihmës ekonomike është rritur masa e saj.

16. Për shkak të terrenit së bashkisë Librazhd nëpërmjet financimeve dhe nxitjes në blegtori ne do të arrijmë të dyfishojmë dhe të trefishojmë numrin e krerëve të bagëtive të imta në bashkinë e madhe.

17. Do të krijojmë pika grumbullimi në bashki edhe dhoma frigoriferike të cilat do të jenë një mundësi shumë e mirë për banorët që produktet t’i shesin dhe të mos ju ngelet stok.

Recent Posts

See All

Rritja e tranparencës dhe aksesueshmërisë në shërbimet që do ofrojë Bashkia e Durrësit; Fuqizimi i rinisë dhe grave; Krijimi i sa më shumë hapësirave të gjelbra; Vëmendje e shtuar nga zonave periferik

Premtimet elektorale të z. Kastriot Gurra, Kryetar i Bashkisë Librazhd Fusha: INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE Premtime: 1. Do të asfaltohen rrugët kryesore nëpër fshatra. 2. Çdo rrugë që do të

Premtimet elektorale të z. Ervin Demo, Kryetar i Bashkisë Berat 1. Do të bëjmë realitet një program konkret zhvillimi për qytetin e Beratit, me investime në infrastrukturë dhe shërbime, që do të rikth

bottom of page