Kastriot Gurra - Bashkia Librazhd

Updated: Nov 4

Premtimet elektorale të z. Kastriot Gurra, Kryetar i Bashkisë Librazhd


Fusha: INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE Premtime: 1. Do të asfaltohen rrugët kryesore nëpër fshatra. 2. Çdo rrugë që do të ndërtohet do të përbushë të gjitha kriteret teknike të një rruge me standarte dhe me cilësitë e duhura bashkëkohore. 3. Rrugët do të menaxhohen nga një sektor i veçantë në bashki i cili do të hartojë projekte cilësore dhe do të punojë për mirëmbajtjen e tyre në çdo metër të rrugëve të bashkisë Librazhd. 4. Do të përmirësohet rrjeti elektrik në fshatra. 5. Do të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm i cili nuk mjafton ose mungon fare nëpër fshatra. 6. Do të krijohet Shoqata e Transportit. 7. Do të ndërtohet terminali i ri i automjeteve në territorin e bashkisë. 8. Do të luftohet konkurenca e pandershme. 9. Do të rishikohet dhënia e liçencave. 10. Do të vendosen orare për nisjen e mjeteve në drejtim të zonave të ndryshme dhe do të ndërtohet një vend parkimi për mjetet. 11. Do të kryhen lidhjet me energji dhe ujë të të gjitha qendrave shëndetësore me qëllim funksionimin normal të tyre. 12. Do të kryhet përfundimi i rrugës së Steblevës si dhe ndërtimi i impiantit të përpunimit të ujërave të zeza për mos ndotjen e lumit Shkumbin. 13. Do të kryhet rikonstruksion i rrugëve në çdo lagje dhe do të vendoset sistem ndriçimi në çdo rrugicë të saj duke rehabilituar trotuaret dhe fasadat në qytet. 14. Do të ndërtohet një park pushimi funksional për të gjitha grupmoshat në qytet. 15. Do të rikonstruktohet ujësjellësi në qytet. 16. Do të rikualifikohen sheshet mes pallateve në qytet. 17. Do të rikonceptohet trafiku në qytet me ndërtimin e unazës së re dhe parkimeve të reja në qytet. 18. Do të rikonstruktohen rrugët Librazhd-Spathar dhe Librazhd-Babje. 19. Do të përmirësohet infrastruktura rrugore në fshatin Spathar. 20. Do të përmirësohet sistemi shëndetësor në fshatin Spathar. 21. Do të rikonstruktohet rruga autombilistike në Merqizë. 22. Do të ndërtohet dhe shtohet rruga autombilistike në Librazhd Katund. 23. Do të kryhet menaxhimi efektiv i ujërave në Merqizë. 24. Do të rikonstruktohet rruga në fshatin Dragostunjë. 25. Do të kryhen sistemime të ujrave në Ura e Spatharit. 26. Do të rikonstruktohet rruga Dragostunjë-Veçan. 27. Do të vendoset ndriçimi rrugor në Ura e Spatharit. 28. Do të përmirësiohet sistemi i ujit të pijshëm në Dardhë. 29. Do të mirëmbahet rruga autombilistike në Dardhë.

30. Do të kryhet disiplinimi i ujit të pijshëm në fshatin Çerçan. 31. Do të kryhet rikonstruksion dhe mirembajtje e rrugës autombilistike në Çerçan. 32. Do të rikonstruktohet infrastruktura rrugore në nj.ad. Hotolisht. 33. Do të kryhet sistemimi dhe kanalizimi për ujërat e zeza në Hotolisht. 34. Do të kryhet përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit në Hotolisht. 35. Do të kryhet ndërtimi i një vendpushimi për qendrën e fshatit Hotolisht. 36. Do të ndërtohet rruga autombilistike në fshatin Kostenjë dhe Dranavicë. 37. Do të rikonstruktohet rruga auombilistike në fshatin Prevallë. 38. Do të punohet në shtimin e rrugës automobilistike nga Shkalla e Lunikut- Qendër. 39. Do të rikonstruktohet ujësjellësi në Zgosht. 40. Do të rikonstruktohen rrugët në nj. ad. Polis. 41. Do të rikonstruktohet rruga Mirakë-Gurëshpatë. 42. Do të ndërhyet në infrastrukturën rrugore në Zdrajsh. 43. Do të ndërtohet rruga autombilistike në Funarë. 44. Do të kryhet përmirësimi i rrjetit energjitik në Funarë. 45. Do të kryhet rikonstruksioni në infrastrukturën rrugore në Orenjë. 46. Do të kryhet ndërtimi i një ujësjellësi në Funarë.

Fusha: ARSIM/KULTURË/SPORT Premtime: 1. Do të kryhet mbështetje me dyfishin e bursave shkollore (para universitare dhe universitare) në menyrë që mos të kenë pengesa ekonomike gjatë studimeve, gjithashtu do të mbështeten edhe studentë të Ekselencës. 2. Do të angazhohen dhe mbështeten student të cilët do të ndjekin arsimin profesional, si një garanci më shumë për punësim. 3. Në administratën e re të bashkisë Librazhd do ketë më shumë vende pune për të rinj që kanë arsimin e duhur dhe profesional, gjithashtu nëpërmjet projekteve të ndryshme dhe nëpërmjet Zyrës së Punës do të punësohen me dhjetra të rinj që kanë deshirë të japin kontributin e tyre. 4. Në bashkinë Librazhd do ketë sektor të veçantë për Rininë, Kulturën dhe Sportin që do të merret me problematikat dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kryesisht në edukimin e brezave të rinj dhe mundësimin e punësimit të tyre. 5. Do të organizohen më shumë aktivitete për fëmijët. 6. Do të kthehet gjallëria e munguar në këtë bashki nëpërmjet aktivteteve social-kulturore. 7. Do të shtohen bursat për fëmijët nga komuniteti rom. 8. Do të ndërtohet një kompleks i ri sportiv për qytetin. 9. Do të përmirësohet sisetmi arsimor në fshatin Spatharë. 10. Do të rikonstruktohet shkolla në Vulçan-Ferre. 11. Do të kryhet përmirësimi i kushteve dhe shtimi i ambjenteve të shkollës së mesme në Zogsht. Fusha: MJEDIS/TURIZËM Premtime: 1. Do të ndalohet shfrytëzimi i pyjeve pa kriter dhe pa marrë miratimin e komunitetit. 2. Do të fillojë trajtimi i mbetjeve në territorin e bashkisë. 3. Do të krijohet një drejtori në bashki në funksion të parkut dhe do të bëjë një vlerësim të dëmeve që janë shkaktuar nga trajtimi i pyjeve deri më sot. 4. Nuk do të ngrihen Hece për zhvllimin e bashkisë por do të punohet për të rritur investimet në fushën e turizmit. 5. Do të kthehet në destinacion turistik Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. 6. Do të transformohet lugina e Shkumbinit. 7. Do të krijohet një drejtori në bashki që do të merrret me promovimin e turizmit. 8. Do të punohet me projekte për zhvillimin e Urës së Spatharit si zonë për pushime verore pranë lumit. 9. Do të ngrihet një sistem për pastrimin nga mbetjet në Hotolisht. 10. Do të kryhet zhvillimi i ekoturizmit në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë si një objektiv kryesor për rritjen e të punësuarve dhe rritjen ekonomike të kësaj zone.

Fusha: BUJQËSI

Premtime: 1. Do të ofrohen teknika dhe shërbime këshillimor ndaj çdo fermeri. 2. Do të rikonstruktohen të gjitha kanalet ujitëse në territorin e bashkisë. 3. Do të mbështeten fermerët që marrin inisiativa për shtimin e sipërfaqeve me frutikulturë, me sera, me drithera etj. Të gjitha këto sipërmarrje do të mbështeten deri në masën 60 % të vlerës së investuar dhe gjithashtu për blegtorinë do të mbështeten me investime për ngritjen e baxhove të reja dhe mbështetjen me paisje të baxhove ekzistuese. 4. Do të ngrihen disa pika grumbulluese për prodhimet bujqësore dhe blegtorale në zona të caktuara që këto prodhime të mos shkojnë dëm por të përpunohen për tregun vendas dhe të huaj. 5. Do të realizohet kompesimi i karburantit për plugimin dhe proceset e tjera të mekanizuara në bujqësi në mënyrë që fermerët të kenë sa më shumë lehtësira, po ashtu edhe për plehrat dhe pesticidet do të kenë një mbështetje të veçantë. 6. Do të kryhet shtimi dhe trajtimi i Bimëve Mjekësore si një mundësi më shumë në rritjen e të ardhurave të familjeve që jetojnë në fshatrat e Librazhdit. 7. Do të kryhet shtimi i sipërfaqeve me arrore (gështenjë, arrë dhe lajthi), do të mbështeten të gjithë ato fermerë që do të merren me shtimin e sipërfaqeve të reja mundësisht në tokat e lëna djerr. 8. Nëpërmjet financimeve dhe nxitjes në blegtori do të arrihet të dyfishohet dhe të trefishohet numri i krerëve të bagëtive të imta.

9. Do të ndërtohen kanalet vaditëse në Librazhd.

10. Do të investohet në zhvillimin e bujqësisë në fshatin Spathar.

11. Do të ketë ndërhyrje të menjëhershme në kanalin vaditës në fshatin Çerçan.

12. Do të ndërhyet në kanalin vaditës në fshatin Prevallë.

13. Do të rikonstruktohet sistemi vaditës në Zogsht.

14. Do të kryhet përmirësimi i furnizimit me ujë vaditje në Funarë.


Fusha: TRANSPARENCA

Premtime:

1. Do të konsultohen me publikun reformat, investimet apo buxhetet nëpërmjet dëgjesave në çdo lagje të bashkisë së re.


Fusha: SHËRBIMET SOCIALE

Premtime:

1. Do të ketë mbështetje sociale dhe ekonomike për familjet në nevojë.

2. Do të ofrohen kushte me kredi lehtësuese për të siguruar strehim për familjet që kanë vështirësi për strehim nga kouniteti rom.

3. Do të ndërhyhet për urbanizimin e zonës së stacionit të trenit duke përmirësuar kushtet e jetesës së komunitetit rom.

Fusha: EKONOMI DHE PUNËSIM

Premtime:

1. Do të ketë partneritete me bizneset për rritjen e punësimit.

2. Do të krijohen të gjitha lehtësirat për bizneset e huaja dhe shqiptare që të investojnë dhe të punësojnë sa më shumë individ.

3. Do të punohet për uljen e papunësisë, duke mos taksuar biznese të reja që krijojnë vende të reja pune.

4. Do të punohet për uljen e papunësisë në Ura e Spatharit.


Burimi: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2019/06/Librazhd-premtimet.pdf

Recent Posts

See All

Ervin Demo - Bashkia Berat

Premtimet elektorale të z. Ervin Demo, Kryetar i Bashkisë Berat 1. Do të bëjmë realitet një program konkret zhvillimi për qytetin e Beratit, me investime në infrastrukturë dhe shërbime, që do të rikth

Tërmet Peçi - Bashkia Tepelenë

Premtimet elektorale të z. Tërmet Peçi, Kryetari i Bashkisë Tepelenë 1. Zhvillimi ekonomik i zonës; 2. Do të investoj për ta kthyer Tepelenën në një destinacion turistik; 3. Zgjidhja e problemit të p

Elton Arbana - Bashkia Shijak

Premtimet elektorale të z. Elton Arbana, Kryetari i Bashkisë Shijak (2019) 1. Dua të përpiqem ta bëj Shijakun një vend sa më të mirë për fëmijët tanë; 2. Dua që ta bëj Shijakun një vend sa më afër sta