top of page

Kristo Kiço - Bashkia Finiq

Updated: Jun 23, 2021

Premtimet elektorale të z. Kristo Kiço, Kryetari i Bashkisë Finiq


1. Do ta bëjmë bashkinë e Finiqit një bashki model siç janë qytetarët e kësaj zone dhe minoritarët që janë pjesë përbërëse e saj;

2. Në këtë zonë ndodhen afërsisht rreth 60 fshatra, tre gjëra do t’i sigurojë fshatrave të këtij minoriteti, rrugë, ujin e pijshëm si dhe energji elektrike, gjërat bazë të një jetese normale;

3. Do të zgjidhim problemin e pronave, t’i kthejmë qytetarëve titullin e pronësisë për të bërë të mundur lënien në breza trashëgiminë e tyre;

4. Do të merremi me arsimin, një nga arsyet që njerëzit ikin dhe lënë shtëpitë dhe familjet e tyre, dhe ne e kemi për detyrë për t’i krijuar atyre kushte që këta fëmijë të arsimohen këtu, në këtë zonë;

5. Duhet të marrim masa për sigurimin e mbrojtjes e rendit sigurisë në këtë vend pasi është një zonë shumë e hapur me shumë rrugë. Ne duhet të krijojmë kujdes duke e rritur përbërjen e stacionit policor i cili ndodhet në Livadhja. Ne do të kthejmë drejtësinë e munguar;

6. Ndërtimi i Aeroportit të Sarandës;

7. Kjo bashki do të jetë dora e ngrohtë e çdo pensionisti si dhe çdo familje e cila ndodhet në zonën e Finiqit.


Burimi: http://ata.gov.al/2019/06/22/kandidati-kico-shpalos-projektet-per-bashkine-finiq-ne-4-vitet-ne-vazhdim/

Recent Posts

See All

Rritja e tranparencës dhe aksesueshmërisë në shërbimet që do ofrojë Bashkia e Durrësit; Fuqizimi i rinisë dhe grave; Krijimi i sa më shumë hapësirave të gjelbra; Vëmendje e shtuar nga zonave periferik

Premtimet elektorale të z. Kastriot Gurra, Kryetar i Bashkisë Librazhd Fusha: INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE Premtime: 1. Do të asfaltohen rrugët kryesore nëpër fshatra. 2. Çdo rrugë që do të

Premtimet elektorale të z. Ervin Demo, Kryetar i Bashkisë Berat 1. Do të bëjmë realitet një program konkret zhvillimi për qytetin e Beratit, me investime në infrastrukturë dhe shërbime, që do të rikth

bottom of page