Lefter Alla - Bashkia Bulqizë

Updated: Oct 3, 2019

Premtimet elektorale të z. Lefter Alla, Kryetari i Bashkisë Bulqizë


1. Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, duke shfrytëzuar sipas një plani të mirëorganizuar të gjitha pasuritë e burimet natyrore të Bulqizës, duke rritur kështu punësimin;

2. Zhvillimi i bujqësisë, blektorisë dhe agroturizmit, duke i mbështetur ato me të gjithë infrastrukturën e nevojshme;

3. Përmirësimi i infrastrukturës bazë, e cila do të ndikojë në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe në përmirësimin e jetesës së banorëve;

4. Nxitja e investimeve në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, turizëm, bujqësi etj;

5. Shfrytëzimin e të gjitha mundësive për të rritur mirëqënien e banorëve të Bulqizës;

6. Përfundimi i sistemimit të kanalizimeve të ujërave të zeza;

7. Përfundimi i fazës së dytë të kanaleve vaditëse;

8. Zgjidhja e problemit të transportit të nxënësve;

9. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore;

10. Ndërtimin e një fabrike për përpunimin e produkteve të qumështit në një zonë.

11. Shfrytëzimi i plotë i potencialeve që ofrojnë burimet natyrore, duke nxitur zhvillimin e zinxhirit të turizmit, si dhe shndërrimin e tij në burim punësimi dhe mirëqenieje për banorët e Bashkisë Bulqizë;

12. Hartimi i një strategjie turizmi në nivel lokal nga specialistë të fushës;

13. Formimi i Grupit Lokal të Veprimit “Bulqiza Turistike” për promovimin dhe zhvillimin e turizmit malor nëpërmjet planifikimit strategjik, koordinimit dhe menaxhimit të aktiviteteteve

14. Krijimin e një zone me turizëm malor dhe thithjen e turistëve vendas dhe të huaj;

15. Krijimi i shtigjeve turistike, si p.sh. shtegu turistik Liqeni i Zi, Ujvara e Duriçit, Mali i Dhoksit etj.;

16. Përfshirja e Bulqizës në ofertat e agjencive profesionale që ofrojnë shërbime në fushën e turizmit;

17. Nxitja e Subjekteve private për të investuar në ngritjen e një piste skish në Malin e Bardhë.


Burimi 1: https://ata.gov.al/2019/05/24/kandidati-i-ps-se-lefter-alla-bulqiza-me-potenciale-qe-duhen-shfrytezuar/

Burimi 2: http://bulqiza.info/2019/06/16/a-mund-te-perfitoje-bulqiza-nga-turizmi-ja-se-cfare-mendon-lefter-alla/