Mark Babani - Bashkia Vahu i Dejës

Premtimet elektorale të z. Mark Babani, Kryetar i Bashkisë Vahu i Dejës (Qershor 2019)


1. Në tre muajt e parë të mandatit tonë, ne do të kryejmë ndërhyrjet më emergjentë në infrastrukturë.

2. Iniciativa që kam marrë është të zhvillojmë bujqësinë si në të gjithë Europën. Zona e Barbullushit, dhe pjesë e malit të Jushit dhe Trushit janë hambari i bashkisë sonë për drithëra dhe prodhime bujqësie ka problematikë përmbytjen dhe masa e parë që do marrim është pjesa e kullimit dhe vaditjes që janë kryesore për zhvillimin e zonës.

3. Duhet një planifikim i mirë i fermave blegtorale se ku duhen ndërtuar. Kemi zona të përkyera për frutikulturë. Të rinjtë tanë punojnë në Torino me frutikulturën, kanë eksperiencën që mund ta aplikojnë në tokat tona, për të nxitur rritjen e punësimit në zonë, duke shfrytëzuar potencialet natyrore të zonës.

4. Sot Laçi i Vaut të Dejës është një qytet që vetëm i tillë nuk mund të quhet. Mundësia e puësimit në këtë qytet është e pamundur, kjo popullsi do të punësohet ose në bashki, ose në ndërmarrjet shtetërore.

5. Liqenin do ta bëjmë të lundrueshëm, sepse turizmi kështu do të pësojë rritje. Nëse në fshatrat e vjetër si Lisna, Karma, rikosntruktojmë shtëpite e braktisura, ne kemi mundësinë që gradualisht t’ju krijojmë shpresën banorëve me këto lloj biznesesh turistike.


Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/21/babani-shfrytezim-potencialit-te-zones-se-vaut-te-dejes-ne-funksion-te-rritjes-ekonomike/

Recent Posts

See All

Kastriot Gurra - Bashkia Librazhd

Premtimet elektorale të z. Kastriot Gurra, Kryetar i Bashkisë Librazhd 1. Do të investohet në rrugë me standarde dhe jo asfalt elektoral siç ka ndodhur gjatë këtyre viteve. 2. Në bashkinë e re, do të

Ervin Demo - Bashkia Berat

Premtimet elektorale të z. Ervin Demo, Kryetar i Bashkisë Berat 1. Do të bëjmë realitet një program konkret zhvillimi për qytetin e Beratit, me investime në infrastrukturë dhe shërbime, që do të rikth

Tërmet Peçi - Bashkia Tepelenë

Premtimet elektorale të z. Tërmet Peçi, Kryetari i Bashkisë Tepelenë 1. Zhvillimi ekonomik i zonës; 2. Do të investoj për ta kthyer Tepelenën në një destinacion turistik; 3. Zgjidhja e problemit të p