top of page

Ndrec Dedaj - Bashkia Mirditë

Updated: Sep 8, 2021

Premtimet elektorale të z. Ndrec Dedaj, Kryetari i Bashkisë Mirditë


1. Rilindje urbane për Bashkinë e Mirditës;

2. Sistem i ri për grumbullimin e mbetjeve urbane;

3. Hartimi i nje plani mbi turizmin kulturor dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore;

4. Strehimi i një kategorie njerëzish që jetojnë në geto, në rrethinat e qytetit;

5. Të gjitha rrugët që shkojnë në qendrat e fshatrave do të jenë të aksesueshme nga automjetet e vogla;

6. Do të asfaltohen në parametra bashkëkohorë rrugët: Rrëshen – Kurbnesh me drejtim Lurën, Rrëshen – Kaçinar, Rrëshen – Malaj dhe Rubik – Velë;

7. Do të ndërtohet rruga që lidh qytetin Rrëshen me autostradën;

8. Sigurimi i ujit të pijshëm dhe për vaditje në çdo familje apo qendër lagjeje;

9. Evidentimi i resurseve që ka territori dhe konvertimi i tyre ligjor në të ardhura për zhvillimin e zonës;

10. Sigurimi i transportit urban;

11. Pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse;

12. Bashkëpunim permanent me grupet e interesit dhe organizim i vazhdueshëm i dëgjesave publike.

13. Për turizmin dhe trashëgiminë kulturore, konkretisht:

- Krijimi i hartës turistike për Mirditën;

- Shtimi i monumenteve të trashëgimisë historike, kulturore dhe natyrore për t’i përfshirë në databazën e Ministrisë së Kulturës;

- Prodhimi i doracakut turistik për Mirditën (shqip-anglisht);

- Vendosja e sinjalistikës turistike në për të gjitha vendet me monumente historike apo natyrore;

- Ndërhyrja në kullat monument sinë Rubik, Selitë, Përlat, Orosh, Fan, Kaçinar, etj;

- Qarkullimi i “MirditësTuristike”si aktivitet i përvitshëm në çdo zonë të Mirditës;

- Harta dixhitale e turizmit të zejeve dhe artizanatit, bartës vetë folkut, etj;

- Krijimii destinacioneve turistike, duke aplikuar projekte konkrete si për Udhën e Madhe (Vau i Dejës-Vig-Ungrej-Bukmirë-Simon-Shpal-Orosh-Nënshejt-Xhuxhë e më tej), por dhe zona të tjera;

- Do t’i jepet rëndësi turizmit speleologjik (turizmit të shpellave) duke listuar dhe kujdesur për to;

- Nxitja e krijimit të agjencive turistike të munguara në Mirditë.


Burimi: http://pushtetivendor.reporter.al/ndrec-dedaj-vizioni-im-per-mirditen/


Recent Posts

See All

Rritja e tranparencës dhe aksesueshmërisë në shërbimet që do ofrojë Bashkia e Durrësit; Fuqizimi i rinisë dhe grave; Krijimi i sa më shumë hapësirave të gjelbra; Vëmendje e shtuar nga zonave periferik

Premtimet elektorale të z. Kastriot Gurra, Kryetar i Bashkisë Librazhd Fusha: INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE Premtime: 1. Do të asfaltohen rrugët kryesore nëpër fshatra. 2. Çdo rrugë që do të

Premtimet elektorale të z. Ervin Demo, Kryetar i Bashkisë Berat 1. Do të bëjmë realitet një program konkret zhvillimi për qytetin e Beratit, me investime në infrastrukturë dhe shërbime, që do të rikth

bottom of page